Descargar Imprimir esta página

Cybex Silver SOLUTION X I-FIX Guia Del Usuario página 91

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 33
PJESËT E PRODUKTIT
(a) Mbështetësja e shpinës
(b) Mbështetësja këndore e kokës
(c) Rregulluesi i lartësisë së
mbështetëses së kokës
(d) Përforcuesi
(e) Pika e kalimit të rripit të prehrit
(f) Pika e kalimit të rripit të
shpatullave
MONTIMI FILLESTAR
Lidheni mbështetësen (a) me përforcuesin (d) duke e fiksuar kunjën te aksi i
përforcuesit. Më pas mbështetësja e shpinës (a) paloset përpara.
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Me krahët e kyçjes ISOFIX (g) të tërhequr, sexholinoja mund të përdoret në
sedilje makinash që janë të pajisur me rrip sigurimi automatik me tre pika.
Për përdorimin e ISOFIX, ju lutemi t'i referoheni listës së automjeteve të
pajtueshme në go.cybex-online.com/solution-x-ifix-car-compatibility.
Në rast se fëmija ka trup mbi 135 cm, mund të reduktohet pajtueshmëria mes
Solution X i-Fix dhe automjetit tuaj. Ju lutemi të shikoni listën e automjeteve të
pajuteshme për të kontrolluar nëse sexholinoja mund të përdoret pa kufizime
në të gjitha pozicionet e mbështetëses së kokës.*
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljen e
pasagjerit përpara. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (h) poshtë përforcuesit (d) dhe
tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX (g) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX (g) 180° në mënyrë që të jenë përballë
drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (k).
4. Vendoseni sexholinon në sediljen e përshtatshme në makinë.
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes ISOFIX (g) në pikat e kapjes ISOFIX (k) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI".
(g) Krahët e kyçjes ISOFIX
(h) Doreza e rregullimit të ISOFIX
(i) Butoni i lëshimit ISOFIX
(j) Treguesi i sigurisë ISOFIX
(k) Pikat e kapjes ISOFIX
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX (h) dhe shtyjeni sexholinon kundrejt
sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses (a) së sexholinos të jetë e
mbështetur në mbështetësen e sediljes së automjetit.
�� Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (k). Treguesit jeshil të sigurisë (j) duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX, ajo mund të mbahet poshtë
sexholinos.
�� Duke përdorur ISOFIX, krijohet një lidhje me automjetin e cila rrit sigurinë për
fëmijën tuaj. Megjithatë, fëmija juaj duhet të sigurohet me rripin e sigurimit
trepikësh të automjetit.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX (g) në të dyja anët duke i shtyrë butonat e
lëshimit ISOFIX (i) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (k).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni sistemin ISOFIX sipas radhës së kundërt
të instalimit.
MBËSHTETËSJA KËNDORE E KOKËS
Mbështetësja e kokës me pjerrësi (b) ndihmon që koka e fëmijës të mos anohet
tepër përpara gjatë gjumit. Ajo mund të vendoset në një prej 3 pozicioneve.
Shtyjeni mbështetësen e kokës (b) përpara derisa të arrihet pozicioni që doni.
Për ta kthyer në pozicionin fillestar, mbështetësja këndore e kokës (b) duhet të
ngrihet dhe të tërhiqet mbrapa.
�� Koka e fëmijës duhet të jetë gjithnjë në kontakt me mbështetësen e kokës.
SQ
87

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

522003967522003959522003961522003963