RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (b) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës (c) në pjesën e pasme të mbështetëses
së kokës (b). Mund të vendoset në 11 pozicione të ndryshme. Çojeni
mbështetësen e kokës (b) në mënyrë që të ketë një hapësirë maksimaleprej
2 cm (rrethsa gjerësia e 2 gishtave) mes shpatullave të fëmijës dhe
mbështetëses së kokës (b).
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
sexholinoja është e montuar në makinë.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Kalojeni rripin e sigurimit të automjetit anembanë fëmijës dhe vendoseni
gjuhëzën e rripit te tokëza e rripit. Duhet të fiksohet në vend me një
"KLIKIM".
2. Vendoseni rripin e prehërit te pikat me ngjyrë jeshile të kalimit të rripit të
prehërit (e) në sexholino.
3. Tërhiqeni rripin e shpatullave për ta shtrënguar rripin e prehërit.
4. Anash makinës pranë tokëzës së rripit, rripi i shpatullave dhe rripi i prehërit
duhet të futen së bashku te pika e kalimit të rripit të prehërit (e).
5. Kalojeni rripin e shpatullave te pika e kalimit të rripit të shpatullave (f) derisa të
jetë brenda pikës së kalimit të rripit.
6. Sigurohuni që rripi i shpatullave të kalojë te klavikula e fëmijës dhe të mos
e prekë qafën e fëmijës. Nëse është e nevojshme, rregulloni lartësinë e
mbështetëses së kokës (b) për të ndryshuar pozicionin e rripit.
HEQJA DHE RIVENDOSJA E MBULESËS SË SEXHOLINOS
Mbulesa e sexholinos përbëhet nga 3 pjesë. Këto qëndrojnë të fiksuara në
SQ
vend në disa pika me kopsa, velkro dhe rripa elastikë. Pasi të jenë liruar të
gjitha, pjesët e mbulesës mund të hiqen një nga një.
Për t'i vendosur përsëri mbulesat në sexholino, ndiqni sipas radhës së kundërt
udhëzimet për heqjen.
Mbulesa mund të lahet vetëm në temperaturë 30 °C, me një program delikat
larjeje. Në të kundërt, copa e mbulesës mund të çngjyroset. Mos e lani
mbulesën së bashku me rrobat e tjera dhe mos e thani në makinën tharëse
apo mos e ekspozoni ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit!
88
GARANCIA E PRODHUESIT DHE RREGULLORET E ASGJËSIMIT
CYBEX GmbH (Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth, Gjermani) ju ofron 3 vite
garanci për këtë produkt. Garancia është e vlefshme në vendin ku produkti
i është shitur fillimisht një klienti nga një shitës me pakicë. Përmbajtja e
garancisë dhe të gjitha informacionet e rëndësishme që nevojiten për
garancinë, mund të gjenden në faqen tonë të internetit
manufacturer-warranty-car-seats. Në rast se përshkrimi i artikullit përfshin
garancinë, të drejtat tuaja ligjore kundrejt nesh në raste defektesh mbeten të
pacenuara.
Zbatoni rregulloret për asgjësimin e mbetjeve në vendin tuaj.
go.cybex-online.com/