Descargar Imprimir esta página

Bosch Climate 5000i M Manual De Servicio Para El Usuario página 162

Climatizador multi-split

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 47
Mirëmbajtja
Pozicioni i pastrimit
Për pastrim më të thjeshtë, fletët e lëvizjes së ajrit mund të vendosen në
një pozicion të posaçëm (në varësi të modelit).
▶ Kur fiket pajisja, shtypni e mbani njëherësh për një sekondë tastin
Mode dhe Swing.
▶ Për të dalë nga pozicioni i pastrimit: shtypini e mbajini sërish të dy
tastet.
3.8.2
Çelësi i ekranit dhe i sinjalizuesit të alarmit (Mute Mode)
▶ Për ta ndezur apo fikur ekranin në njësinë e brendshme dhe
sinjalizuesin e alarmit: Shtypni tastin LED.
▶ Për të shfaqur temperaturën aktuale të ambientit: mbani butonin
LED për 5 sekonda.
▶ Për të shfaqur temperaturën e caktuar: Mbani shtypur për 5 sekonda
të tjera tastin LED.
3.8.3
Ftohje/ngrohje e përshpejtuar
Kur ftohni/ngrohni shpejt njësia e jashtme punon në fuqi maksimale për
ta ngrohur ose ftohur shpejt ambientin.
▶ Ftohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ftohjes dhe shtypni butonin
Turbo.
▶ Ngrohja e shpejtë: aktivizoni modalitetin e ngrohjes dhe shtypni
butonin Turbo.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Shtypni sërish butonin Turbo.
3.8.4
Fluks indirekt i ajrit (Wind avoid me)
▶ Për të aktivizuar ajrëdrejtimin indirekt: Shtypni tastin
Ky funksion parandalon fryrjen e ajrit direkt drejt trupit.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitet ftohjeje, heqjeje lagështie dhe
ventilatori.
3.8.5
Kyçja e tasteve
Bllokimi i butonave mund të përdoret për bllokimin e butonave të
telekomandës.
▶ Për të aktivizuar/çaktivizuar kyçjen e tasteve: Shtypni njëherësh për
5 sekonda tastin Clean dhe Turbo.
Kur është aktive kyçja e tasteve, ekrani tregon simbolin
3.8.6
Funksionet e avancuara të punës
▶ Shtypni tastin Set.
▶ Zgjidhni funksionin me tastin Set ose tastet ., /.
= funksioni i ndjekjes së personit
= funksioni i komandimit me valë
▶ Konfirmoni zgjedhjen me tastin OK.
Për të ndaluar funksionin:
▶ Përsëritni hapat nga më lart.
Funksioni i ndjekjes së personit (Follow Me)
Ky funksion aktivizon telekomandën në pikën aktuale për të matur
temperaturën me intervale 3-minutëshe. Njësia e brendshme tani
komandohet në bazë të këtyre matjeve.
Funksioni ofrohet vetëm në modalitetin e ftohjes, ngrohjes dhe
automatik.
Funksioni i ndjekjes së personit ofrohet vetëm për CL5000iU 4CC 35 E
dhe CL5000iU 4CC 53 E. Nuk ofrohet për modele të tjera.
162
Funksioni i komandimit me valë
Ky funksion përdoret për të vendosur një lidhje përmes WLAN.
Për lidhjen me WLAN nevojitet një portëkalim i integruar IP (aksesor
opsional).
4
Mirëmbajtja
KUJDES
Rreziku nga elektroshoku ose pjesët lëvizëse
▶ Hiqeni nga korrenti përpara të gjitha punimeve të mirëmbajtjes.
▶ Hapat e mirëmbajtjes që nuk përmenden këtu kryejini vetëm nga një
kompani e specializuar e miratuar.
4.1
Ndërrimi i baterive
Ju duhen 2 bateri të madhësisë AAA. Nuk rekomandohet përdorimi i
baterive të karikueshme.
▶ Hiqni kapakun e folesë së baterive ( figura 5).
▶ Futni bateritë e reja dhe kushtojini kujdes polaritetit të saktë.
▶ Rivendosni kapakun e folesë së baterive.
4.2
Pastrimi i pajisjes dhe i telekomandës
.
KËSHILLË
Pajisja mund të dëmtohet nëse nuk pastrohet saktë!
▶ Mos e spërkatni e mos i hidhni ujë drejtpërdrejt.
▶ Mos përdorni ujë të ngrohtë, pluhur abraziv apo solucione të forta.
▶ Fshijeni njësinë e brendshme dhe telekomandën me një lecktë të
butë.
▶ Pastrojeni njësinë e jashtme vetëm nga një kompani e specializuar e
miratuar.
4.3
Pastrimi i filtrave të ajrit
KËSHILLË
.
Filtri i ajrit mund të deformohet nën dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
▶ Mos i ekspozoni filtrat e ajrit në dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Kontrollojini filtrat e ajrit çdo 2 javë dhe pastrojini nëse është nevoja.
Pastrojini gjithnjë përpara dhe pas shkëputjes së zgjatur nga puna.
▶ Hapni rrjetën e hyrjes së ajrit.
▶ Hiqni filtrin e ajrit.
▶ Pastrojeni filtrin e ajrit ose me fshesë me korrent, ose me ujë të
ngrohtë dhe detergjent të butë, duke e shpëlarë dhe lënë të thahet në
hije.
Nëse filtri pastrohet me ujë, ana e jashtme e grilës së hyrjes së ajrit duhet
të drejtohet për poshtë dhe larg currilit të ujit – gjatë pastrimit me fshesë
me korrent për lart dhe nga ana e fshesës me korrent.
Climate 5000i M – 6721849824 (2022/04)

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Climate cl5000im 4cc 21 eClimate cl5000im 4cc 26 eClimate cl5000iu 4cc 35 eClimate cl5000iu 4cc 53 e