Descargar Imprimir esta página

Bosch Climate 5000i M Manual De Servicio Para El Usuario página 164

Climatizador multi-split

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 47
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
6
Mbrojtja e ambientit dhe hedhja
Mbrojtja e ambientit është një parim i korporatës së grupit Bosch.
Cilësia e produkteve, kursimi dhe mbrojtja e ambientit janë për ne
objektive të të njëjtit nivel. Ligjet dhe rregulloret në lidhje me mbrojtjen
e ambientit respektohet me rigorozitet.
Për mbrojtjen e ambientit, duke marrë parasysh pikëpamjet ekonomike,
përdorim teknologjinë dhe materialet më të mira të mundshme.
Paketimi
Në rastin e paketimit ne përfshihemi në sistemet e riciklimit sipas
specifikave të vendit përkatës, për të garantuar një ricikilim optimal.
Të gjitha materialet e përdorura për paketimin nuk janë të dëmshme për
ambientin dhe mund të riciklohen.
Pajisja e vjetër
Pajisjet e vjetra përmbajnë materiale me vlerë që mund të riciklohen.
Pjesët mund të ndahen lehtë. Plastikat janë etiketuar. Në këtë mënyrë,
pjesët e ndryshme mund të klasifikohen, të riciklohen ose të hidhen.
Pajisjet e vjetra elektrike dhe elektronike
Ky simbol do të thotë që produkti nuk duhet të hidhet me
mbeturina të tjera, përkundrazi duhet të dërgohet në pikat e
grumbullimit të mbeturinave për trajtim, grumbullim,
riciklim dhe asgjësim.
Simboli është i vlefshëm në shtetet ku zbatohen rregulloret
për mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike, p.sh. "(MB) Rregulloret
e mbetjeve të pajisjeve elektrike dhe elektronike 2013 (të ndryshuara)".
Këto rregullore përcaktojnë kuadrin për kthimin dhe riciklimin e
pajisjeve të vjetra elektronike që zbatohet në secilin shtet.
Meqenëse pajisjet elektronike mund të përmbajnë substanca të
rrezikshme, ato duhet të riciklohen me përgjegjësi në mënyrë që të
minimizohet çdo dëm i mundshëm në mjedis dhe shëndetin e njeriut.
Për më tepër, riciklimi i mbetjeve elektronike ndihmon në ruajtjen e
burimeve natyrore.
Për informacion shtesë mbi asgjësimin ekologjik të pajisjeve të vjetra
elektrike dhe elektronike, ju lutemi të kontaktoni autoritetet përkatëse
lokale, shërbimin tuaj të hedhjes së mbeturinave shtëpiake ose shitësin
me pakicë ku keni blerë produktin.
Mund të gjeni më shumë informacion këtu:
www.bosch-homecomfortgroup.com/en/company/legal-topics/weee/
Bateritë
Bateritë nuk duhen hedhur me mbeturinat e shtëpisë. Bateritë e
përdorura duhen hedhur në sistemet lokale të grumbullimit.
Freon R32
Pajisja përmban gaz të fluorinuar efekti serrë R32
(potenciali i efektit serrë 675
toksicitet të ulët (A2L ose A2).
Sasia e përmbajtur përcaktohet në pllakën e markës së
njësisë së jashtme.
Freoni është rrezik për mjedisin dhe duhet grumbulluar e hedhur
veçmas.
1) sipas shtojcë I të rregullores (BE) Nr. 517/2014 të Parlamentit Evropian dhe të
Këshillit të 16 prillit 2014.
164
1)
) me djegshmëri dhe
7
Deklarata e privatësisë
Ne, Bosch Thermotechnology Ltd., Cotswold Way,
Warndon, Worcester WR4 9SW, United Kingdom e
përpunojmë informacionin e produktit dhe të
instalimit, të dhënat teknike dhe të lidhjes, të dhënat e
komunikimit, regjistrimin e produktit dhe të dhënat e
historisë së klientit për të ofruar funksionet e produktit
(neni 6 (1) fjalia 1 (b) GDPR / UK GDPR), për të përmbushur detyrën
tonë të mbikëqyrjes së produktit dhe për arsye kujdesi dhe sigurie të
produktit (neni 6 (1) fjalia 1 (f) GDPR / UK GDPR), për të mbrojtur të
drejtat tona në lidhje me çështjet e garancisë dhe të regjistrimit të
produktit (neni 6 (1) fjalia 1 (f) GDPR / UK GDPR) dhe për të analizuar
shpërndarjen e produkteve tona, dhe për të ofruar informacione e oferta
të individualizuara në lidhje me produktin (neni 6 (1) fjalia 1 (f) GDPR /
UK GDPR). Për të ofruar shërbime si shitja dhe marketingu, menaxhimi i
kontratave, trajtimi i pagesave, programimi, hostimi i të dhënave dhe
linja telefonike ne mund t'i nënkontraktojmë dhe transferojmë të dhënat
drejt ofruesve të jashtëm të shërbimeve dhe/ose ndërmarrjet e lidhura
me Bosch. Në disa raste, por vetëm nëse sigurohet mbrojtja e duhur e të
dhënave, të dhënat personale mund të transferohen drejt marrësve që
ndodhen jashtë Zonës Ekonomike Evropiane dhe Mbretërisë së
Bashkuar. Informacione të mëtejshme jepen sipas kërkesës. Ju mund të
kontaktoni me përgjegjësin tonë për mbrojtjen e të dhënave te: Data
Protection Officer, Information Security and Privacy (C/ISP), Robert
Bosch GmbH, Postfach 30 02 20, 70442 Stuttgart, GERMANY.
Ju keni të drejtë të kundërshtoni, për arsye që lidhen me situatën tuaj të
veçantë ose kur të dhënat personale përpunohen për qëllime
marketingu të drejtpërdrejtë, në çdo kohë për përpunimin e të dhënave
tuaja personale që bazohen në nenin 6 (1) fjalia 1 (f) GDPR / UK GDPR.
Për të ushtruar të drejtat tuaja, na kontaktoni përmes
privacy.ttgb@bosch.com Për më shumë informacion, ndiqni kodin QR.
Climate 5000i M – 6721849824 (2022/04)

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Climate cl5000im 4cc 21 eClimate cl5000im 4cc 26 eClimate cl5000iu 4cc 35 eClimate cl5000iu 4cc 53 e