Descargar Imprimir esta página

Midea MDRS791MIE Manual Del Usuario página 334

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 88
Ndërrimi i dritës
• Zëvendësimi ose mirëmbajtja e dritave LED është menduar të bëhet nga
prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose personi i ngjashëm i kualifikuar.
VINI RE
Ky produkt përmban dy burime drite të klasës së efiçencës së energjisë (G).
Lidhja e pajisjes
Pas instalimit të pajisjes, lidheni spinën në një prizë.
VINI RE
Pasi të keni lidhur kordonin e furnizimit me energji elektrike (ose spinën) në prizë, prisni 2 deri
3 orë përpara se të futni ushqime në pajisje. Nëse fusni ushqim brenda përpara se pajisja të
jetë ftohur plotësisht, ushqimi juaj mund të prishet.
Këshilla për kursimin e energjisë
• Mos e vendosni pajisjen pranë sobave, kaloriferëve ose burimeve të tjera të
nxehtësisë. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, kompresori do të punojë më
shpesh dhe më gjatë, duke çuar në rritjen e konsumit të energjisë.
• Sigurohuni që të ketë ventilim të mjaftueshëm në bazamentin e pajisjes, në pjesët
anësore dhe në pjesën e pasme të pajisjes. Asnjëherë mos i mbuloni hapjet e ajrosjes.
• Ju lutemi kini parasysh gjithashtu përmasat e hapësirave ndarëse në kapitullin
"Instalimi".
• Rregullimi i duhur i sirtarëve, rafteve dhe shinave siç tregohet në ilustrim ofron një
përdorimin më efikas të energjisë dhe për këtë arsye ai duhet të respektohet sa më
tepër që të jetë e mundur. Të gjithë sirtarët dhe raftet duhet të qëndrojnë brenda
pajisjes për të mbajtur temperaturën të qëndrueshme dhe për të kursyer energji.
• Për të përftuar një hapësirë më të madhe ruajtjeje (si p.sh. për mallra voluminoze të
ftohta /të ngrira), sirtarët e mesëm mund të hiqen. Sirtarët dhe raftet e sipërm dhe
të poshtëm duhet të hiqen të fundit nëse kjo është e nevojshme.
• Një dhomë frigoriferike/ngrirëse e mbushur në mënyrë të njëtrajtshme kontribuon në
një përdorim optimal të energjisë. Prandaj, mos i lini dhomat e zbrazëta apo gjysëm
të zbrazëta.
• Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet përpara se ta vendosni në frigorifer/ngrirës.
Ushqimi tashmë i ftohur rrit efiçencën e energjisë.
• Lërini ushqimet e ngrira të shkrihen në frigorifer. Ftohtësia e ushqimit të ngrirë
redukton konsumin e energjisë në dhomën ftohëse dhe për rrjedhojë rrit efiçencën e
energjisë.
• Hapeni derën vetëm për aq kohë sa të jetë e nevojshme për të minimizuar humbjen e
të ftohtit. Hapja e derës për një kohë të shkurtër dhe mbyllja e saj në kohën e duhur
redukton konsumin e energjisë.
• Vendosja e temperaturës jo më poshtë nga sa është e nevojshme kontribuon në
përdorimin optimal të energjisë. Temperatura optimale në frigorifer është +7°C.
Duhet të matet sa më përpara në pjesën e sipërme të frigoriferëve.
• Guarnicionet e dyerve të pajisjes suaj duhet të jenë krejtësisht të padëmtuara në
mënyrë që dyert të mbyllen siç duhet dhe konsumi i energjisë të mos rritet në
mënyrë të panevojshme.
07
AL

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Mdrs791micMdrs791mic28Mdrs791mie46Mdrs791mic46