Këshilla për ruajtjen e ushqimit
Dhoma e ngrirjes
• Ngrirësi është ideuar për ruajtjen e ushqimeve të ngrira në temperaturë shumë të
ulët, për ruajtjen afatgjatë të ushqimeve të ngrira dhe për prodhimin e akullit.
• Përdorni raftet në derën e ngrirësit vetëm për të ruajtur ushqime të ngrira, jo për
ruajtjen e ushqimeve të nxehta të destinuara për ngrirje.
• Mos vendosni ushqime të freskëta dhe të ngrira pranë njëri-tjetrit. Ushqimi i ngrirë
mund të shkrihet.
• Kur ngrini ushqime të freskëta (si mish, peshk ose mish të grirë), ndajini ato në pjesë
të cilat mund të përdoren në të njëjtën kohë.
• Ruajtja e ushqimeve të ngrira: udhëzimet zakonisht shkruhen në paketim, udhëzime
të cilat duhet të ndiqen me rigorozitet. Nëse nuk ka informacion të shkruar mbi
paketimin, ushqimi nuk duhet të ruhet për më shumë se tre muaj nga data e blerjes.
• Kur blini ushqime të ngrira, sigurohuni që ato të jenë ngrirë në një temperaturë të
përshtatshme dhe që paketimi të mos jetë i dëmtuar.
• Ushqimet e ngrira duhet të ruhen në pako të përshtatshme për të ruajtur cilësinë
dhe duhet të rikthehen në dhomën e ngrirjes sa më shpejt të jetë e mundur.
• Nëse një pako me ushqime të ngrira shfaq lagështi ose fryrje anormale, ka të ngjarë
që të jetë ruajtur në temperaturën e gabuar dhe përmbajtja e saj të jetë prishur.
• Periudha e ruajtjes së ushqimeve të ngrira varet nga temperatura e dhomës,
dhe koha e transportit të produktit nga dyqani në banesë. Ndiqni gjithmonë
udhëzimet e shënuara në paketim dhe mos e tejkaloni kohën maksimale të ruajtjes të
shkruar në paketim.
Dhoma e ftohjes
• Për të reduktuar lagështirën dhe akumulimin e mëvonshëm të akullit, mos i
vendosni kurrë lëngjet në frigorifer në enë të pambyllura. Ngrica ka tendencën të
përqendrohet në pjesët më të ftohta të avulluesit. Ruajtja e lëngjeve të pambuluara
çon në një nevojë më të shpeshtë për shkrirje.
•
në temperaturën e dhomës dhe më pas të vendosen në frigorifer në mënyrë që të
sigurohet qarkullimi i duhur i ajrit në frigorifer.
• Ushqimet apo enët e ushqimeve nuk duhet të prekin murin e pasmë të frigoriferit
sepse mund të ngrijnë në mur. Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit.
• Mishi dhe peshku i pastër (I paketuar në një pako ose qese celofoni) mund të
vendosen në frigorifer, dhe mund të përdoren për 1-2 ditë.
• Frutat dhe perimet e pa ambalazhuara mund të vendosen në pjesën e caktuar për
fruta dhe perime të freskëta.
VINI RE
Cilësimi optimal i temperaturës për çdo ndarje varet nga temperatura e mjedisit. Temperatura
e sipërme optimale bazohet në temperaturën e mjedisit prej 25 °C.
11
AL