SHËNIM
1. Sigurohuni që pajisjet tuaja të jenë të ndezura.
2. Mbajeni telefonin celular mjaftueshëm afër pajisjes tuaj kur jeni duke e lidhur
pajisjen tuaj me rrjetin.
3. Lidheni telefonin tuaj celular me rrjetin wireless në shtëpi dhe sigurohuni që ta
dini fjalëkalimin e rrjetit wireless.
4. Kontrolloni nëse ruteri juaj wireless e suporton brezin 2,4 GHz dhe ndizeni atë.
Nëse nuk jeni i sigurt nëse ruteri mbështet brezin 2,4 GHz, ju lutemi kontaktoni
prodhuesin e ruterit.
5. Pajisja nuk mund të lidhet me rrjetin wireless i cili kërkon autentifikim dhe kjo
zakonisht vërehet nëpër zona publike si hotele, restorante, etj. Lidhuni me një
rrjet wireless që nuk kërkon autentifikim.
6. Çaktivizojeni funksionin WLAN+ (për Android) ose WLAN Assistant (për iOS)
të telefonit tuaj celular kur lidhni pajisjen tuaj me rrjetin.
7. Në rast se pajisja juaj ka qenë e lidhur më parë me një rrjet wireless, por
duhet të rilidhet, ju lutemi klikoni "+" në faqen kryesore të aplikacionit dhe
shtojeni pajisjen tuaj përsëri në bazë të kategorisë dhe modelit të pajisjes sipas
udhëzimeve në aplikacion.
AL
14