Inglesina Darwin infant i-Size Manual De Instrucciones página 193

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 57
• KJO NDENJËSE NUK GARANTON MBROJTJE NGA LËNDIMET NË TË GJITHA
SITUATAT. SIDOQOFTË, DUKE E PËRDORUR SI DUHET, MUND TË PAKËSONI
LËNDIMET DHE TË PARANDALONI VDEKJET.
• Ju lutem lexoni udhëzimet me kujdes para se ta përdorni Darwin Infant i-Size për
herë të parë. Mbajeni gjithmonë manualin në xhepin e ruajtjes në pjesën përpara
poshtë ndenjëses, kështu mund ta keni gjithmonë gati sa herë që ju duhet.
• E RËNDËSISHME: Ndenjësja e fëmijëve Darwin Infant i-Size
për makinë me Darwin Base i-Size është një sistem ndalimi i-Size
i homologuar sipas rregullores ECE R129 për fëmijët me gjatësi
trupore nga 40 deri në 75 cm dhe peshë trupore maksimale prej 13
kg.
• Konsultohuni me mjekun para se ta përdorni produktin me fëmijët e sapolindur ose
me fëmijët me probleme mjekësore.
• PARALAJMËRIM! Gjithmonë instalojeni ndenjësen e fëmijëve Inglesina Darwin
Infant i-Size për makinë VETËM TË DREJTUAR NË DREJTIM TË KUNDËRT ME
LËVIZJEN NORMALE TË MAKINËS.
• Darwin Infant i-Size mund të instalohet në Darwin Base i-Size në pozicione uljeje
në automjete të pajtueshme me i-Size siç tregohet nga prodhuesit e automjeteve në
manualin e përdorimit të automjetit.
• Nëse automjeti juaj nuk ka një pozicion qëndrimi për i-Size, instalimi lejohet
gjithashtu në sediljet e automjeteve ISOFIX që janë renditur në listën e automjeteve
ose kontrolloni versionin më të fundit në inglesina.com.
• Baza e bën më të lehtë montimin e ndenjëses së fëmijëve për makinë dhe heqjen e
saj në mënyrë të sigurt.
• Darwin Infant i-Size mund të montohet gjithashtu me një rrip sigurimi makine me 3
pika, të aprovuar sipas rregullores UN/ECE Nr.16 ose standardet e tjera përkatëse.
• Kontrolloni gjithmonë para se të blini produktin nëse është e mundur të montohet
si duhet në makinën tuaj. Nëse nuk jeni të sigurt, konsultohuni me prodhuesin e
ndenjëses së fëmijëve për makinë ose me shitësin e saj.
• Ndiqni udhëzimet në manualin e përdorimit të automjetit.
• PARALAJMËRIM! Ndenjësja e fëmijëve Darwin Infant i-Size nuk është e
përshtatshme për përdorim me rrip sigurimi me dy pika ose rrip prehri. Lidhja me
një rrip sigurimi me dy pika mund të çojë në lëndime serioze ose vdekjeprurëse për
fëmijën në rast aksidenti.
• Mos e përdorni ndenjësen e fëmijëve Darwin Infant i-Size për makinë pas 7 vjetësh
nga data e prodhimit të treguar mbi produkt; vjetërsimi natyral i materialeve mund të
shkaktojë ndryshime të lehta në karakteristikat e produktit.
• Mos e përdorni ndenjësen e fëmijëve Inglesina Darwin Infant i-Size për makinë dhe/
ose Darwin Base i-Size, nëse:
- kanë qenë në një aksident, qoftë edhe të lehtë. Mund të kenë pësuar dëmtime
që nuk duken. Produkti duhet të ndërrohet me një të ri për të garantuar nivelin
origjinal të sigurisë.
- janë të dëmtuara, nuk janë pajisur me manualin e udhëzimeve, ose mungon
ndonjë komponent. Kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar ose shërbimin e
kujdesit ndaj klientit të Inglesina.
• Inglesina këshillon që ndenjëset e fëmijëve për makina nuk duhet të blihen të
SIGURIA
193

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido