Sigurohuni që treguesit të jenë ngjyrë jeshile para se t'i jepni makinës.
• Kur ndenjësja e fëmijëve Darwin Infant i-Size për makinë përdoret pa Darwin i-Size
Base:
- kontrolloni që rripat që mbajnë ndenjësen e fëmijës për makinë janë të shtrënguar
mirë.
- mos përdorni asnjë pikë kontakti për mbajtje ngarkese përveç atyre të treguara
në udhëzime dhe të shënuara në ndenjësen e fëmijës.
• Mos përdorni adaptorë të tjerë përveç atyre të dhënë bashkë me produktin ose, në
çfarëdo rasti, të paaprovuar nga prodhuesi.
• Kontrolloni nëse ka kërkesa të veçanta në lidhje me përdorimin e sistemeve të
qëndrimit në ligjin në fuqi në shtetin ku jeni.
• Mos bëni asnjë modifikim ose shtesë në ndenjësen e fëmijës për makinë pa
aprovimin e Autoritetit të Aprovimit. Ndryshimet teknike të paautorizuara mund
të bëjnë që funksioni mbrojtës i ndenjëses së fëmijës për makinë të pakësohet ose
eliminohet komplet.
Homologimi do të jetë i pavlefshëm nëse bëni ndonjë modifikim në produkt.
• Mos i hiqni etiketat e ngjitura dhe të qepura. Heqja e këtyre etiketave mund të bëjë
që produkti të mos jetë në pajtim me ligjin.
• Asnjëherë mos e përdorni ndenjësen e fëmijës pa copë dhe sfungjerët e shpatullave.
Ato nuk mund të zëvendësohen me të tjera që nuk janë të aprovuara nga prodhuesi
pasi janë pjesë integrale e sistemit të qëndrimit të fëmijës dhe janë të domosdoshme
për qëllime sigurie.
PËRDRIMI I NDENJËSES DARWIN INFANT i-SIZE PËR FËMIJË NË MAKINË
• PARALAJMËRIM! Gjithmonë instalojeni ndenjësen e fëmijëve Inglesina Darwin
Infant i-Size për makinë VETËM TË DREJTUAR NË DREJTIM TË KUNDËRT ME
LËVIZJEN NORMALE TË MAKINËS.
• Mos e përdorni ndenjësen e fëmijës për makinë në pozicione ose konfigurime të
tjera përveç atyre të ilustruara në këtë manual përdorimi.
• Mos e instaloni në sedilje makinash që nuk janë në drejtimin e udhëtimit ose janë
tërthor në lidhje me drejtimin e udhëtimit.
BRENDA MAKINAVE
195