UDHËZIME TË RËNDËSISHME SIGURIE
8
• Mos i hiqni ose mos i ringarkoni bateritë. Mos i hidhni bateritë në zjarr. Ato mund të
marrin flakë ose të shpërthejnë.
• Nëse lëngu i baterive depërton në lëkurën ose rrobat tuaja, lajeni mirë me ujë të pastër.
Mos e përdorni telekomandën nëse ka rrjedhje nga bateritë. Kimikatet në bateri mund
të shkaktojnë djegie ose rreziqe të tjera shëndetësore.
• Nëse nga rrjedhja gëlltitni lëngun e baterisë, lani mirë gojën dhe konsultohuni me një
doktor. Në të kundërt, mund të shkaktohen komplikacione të rënda shëndetësore.
• Mos e lini kondicionerin në punë për një kohë të gjatë kur niveli i lagështisë është
shumë i lartë dhe kur është hapur ndonjë derë ose dritare. Lagështia mund të
kondensohet dhe të lagë ose të dëmtojë mobiliet.
• Mos e ekspozoni lëkurën, fëmijët ose bimët ndaj tërheqjes së ajrit të ftohtë ose të
ngrohtë. Mund të dëmtojë shëndetin tuaj.
• Mos e pini ujin që shkarkohet nga produkti. Nuk është higjenik dhe mund të shkaktojë
probleme të rënda shëndetësore.
• Përdorni stol ose shkallë të qëndrueshme gjatë pastrimit, mirëmbajtjes ose riparimit në
lartësi të produktit. Kini kujdes në mënyrë që të shmangni lëndimin personal.
• Pajisja duhet të ruhet në mënyrë që të parandalohen dëmtime mekanike.
• Servisi duhet të kryhet vetëm sipas rekomandimit të bërë nga prodhuesi i pajisjes.
Mirëmbajtja dhe riparimi që kërkojnë asistencën e punonjësve të tjerë të kualifikuar,
duhet të kryhet nën mbikqyrjen e personit kompetent për përdorimin e ftohësve që
marrin flakë.
(për R32)
Në përputhje me IEC 660335-1
• Pajisja nuk është synuar për përdorim nga persona (duke përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie, përveçse
kur mbikëqyren ose udhëzohen nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre në lidhje
me përdorimin e pajisjes. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që të mos
luajnë me pajisjen.
Në përputhje me EN 660335-1
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijët e moshës 8 vjeç e lart dhe nga personat me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore ose me mungesë përvoje dhe njohurie
nëse mbikëqyren ose udhëzohen rreth përdorimit të sigurt të pajisjes dhe kur i
kuptojnë rreziqet që përfshihen. Fëmijët nuk duhet të luajnë me pajisjen. Fëmijët nuk
duhet ta kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen pa mbikëqyrje.