PJESËT E PRODUKTIT
(a) Vendi i manualit të përdorimit
(b) Mbështetësja e shpinës
(c) Mbështetësja e lëvizshme
e kokës
(d) Rregulluesi i lartësisë për
mbështetësen e kokës
(e) Përforcuesi
(f)
Mbrojtësi nga goditjet
(g) Kalimi i rripit - Grupi 1
(h) Kalimi i rripit të prehrit - Grupi 2/3
(i)
Kalimi i rripit të supeve
(j)
Mbrojtja lineare për goditjet
anësore (L.S.P.)
POZICIONI I SAKTË NË AUTOMJET
Sexholinoja me krahë kyçjeje ISOFIX-Connect të tërhequr (k) mund të
përdoret në të gjitha sediljet e automjeteve me rripa sigurimi automatikë në tre
pika, të cilët janë aprovuar te manuali i automjetit për përdorim "universal".
Certifikimi "gjysmë universal" u jepet sistemeve të sigurimit që lidhen me
makinën përmes krahëve të kyçjes ISOFIX (k). Prandaj, ISOFIX-Connect
mund të përdoret vetëm në disa automjete të caktuara. Shikoni listën e
bashkëngjitur të llojeve të automjeteve për të parë automjetet e miratuara.
Versionin më të fundit mund ta gjeni në www.cybex-online.com.
Në raste të veçanta, sexholinoja mund të përdoret edhe në sediljet e përparme
të pasagjerit. Zbatoni gjithnjë rekomandimet e prodhuesit të automjetit.
INSTALIMI I SEXHOLINOS NË AUTOMJET
1. Sigurohuni gjithmonë që...
• mbështetëset e shpinës në mjet të jenë të fiksuara në pozicion vertikal.
• kur instaloni sexholinon në sediljen e pasagjerit përpara, shtyjeni sediljen e
makinës sa më mbrapa që është e mundur pa ndikuar te kalimi i rripit.
2. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX Connect (l) poshtë përforcuesit (e)
dhe tërhiqini dy krahët e kyçjes ISOFIX Connect (k) deri në maksimum.
3. Tani rrotulloni krahët e kyçjes ISOFIX - Connect (k) 180° në mënyrë që të
jenë përballë drejtimit të pikave të kapjes ISOFIX (o).
4. Vendoseni sexholinon në një sedilje të përshtatshme në mjet.
(k) Krahët e kyçjes ISOFIX-Connect
(l)
Doreza e rregullimit të ISOFIX-
Connect
(m) Butoni i lëshimit të ISOFIX-
Connect
(n) Treguesi i sigurisë ISOFIX-
Connect
(o) Pikat e kapjes ISOFIX
(p) Butoni i rregullimit qendror të
mbrojtëses nga goditjet
(q) Inserti i sexholinos
5. Shtyjini dy krahët e kyçjes (k) në pikat e kapjes ISOFIX (o) derisa të
fiksohen duke bërë një zhurmë "KLIKIMI.
6. Përdorni dorezën e rregullimit ISOFIX - Connect (l) dhe shtyjeni sexholinon
kundrejt sediljes së automjetit.
7. Sigurohuni që e gjithë sipërfaqja e mbështetëses së shpinës të sexholinos
(b) të vendoset mbi mbështetësen e shpinës të sediljes së automjetit.
Nëse mbështetësja e kokës së sediljes së automjetit është pengesë,
tërhiqeni lart deri në maksimum ose hiqeni komplet (përveç në rastin e
sediljeve të automjeteve të kthyera mbrapa).
8. Sigurohuni që sexholinoja të jetë e fiksuar duke e tërhequr nga pikat e
kapjes ISOFIX (o). Treguesit jeshil të sigurisë (n) duhet të jenë të dukshëm
qartë në të dyja anët e sexholinos.
9. Në rast se sexholinoja përdoret pa ISOFIX-Connect, ajo mund të mbahet në
pjesën e poshtme të sediljes.
Duke përdorur ISOFIX-Connect, krijohet një lidhje me automjetin, e cila rrit
sigurinë për fëmijën tuaj. Fëmija duhet të jetë gjithsesi i siguruar me rripin
me tre pika në automjet dhe mbrojtësen nga goditjet për grupin 1.
HEQJA E SEXHOLINOS NGA AUTOMJETI
Bëni në radhë të kundërt hapat e instalimit.
1. Zhbllokoni krahët e kyçjes ISOFIX-Connect (k) në të dyja anët duke i shtyrë
butonat e lëshimit (m) dhe duke i tërhequr ato njëkohësisht.
2. Tërhiqeni sexholinon nga pikat e kapjes ISOFIX (o).
3. Hiqeni sexholinon dhe vendoseni ISOFIX-Connect sipas radhës së kundërt
të instalimit.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e kokës (c) mund të lëvizet duke përdorur rregullatorin e
lartësisë së mbështetëses së kokës (d) në pjesën e pasme të mbështetëses
së kokës (c). Çojeni mbështetësen e kokës në mënyrë që të ketë një hapësirë
maksimale prej 2 cm (rreth gjerësia e 2 gishtave) midis supave të fëmijës dhe
mbështetëses së kokës (c).
Lartësia e mbështetëses së kokës mund të lëvizet edhe ndërkohë që
sexholinoja është e montuar në makinë.
SQ
115