K
Treguesi i nivelit të baterisë
L
Kapëse
M
Tapë për depozitën e vajit
N
Kapësja e kapakut
15.
__
P
Serbatori i vajit
Q
Shina për ruajtje
R
Grep
S
Hallka e zinxhirit
T
Foleja e fletës së zinxhirit
U
Ingranazh
V
Simboli i prerjes
W
Kunja e shtrëngimit
X
Dhëmbëza
SIGURIA
PARALAJMËRIME TË PËRGJITHSHME SIGURIE PËR
PAJISJEN
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet,
-
udhëzimet, ilustrimet dhe specifikimet e dhëna me këtë
pajisje. Mosrespektimi i të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
dëmtime të rënda.
Ruani të gjitha paralajmërimet dhe udhëzimet për
referencë në të ardhmen.
Fjala "pajisje" në paralajmërime i referohet pajisjes suaj me
energji (kordon) ose pajisjes me bateri (pa kordon).
1) SIGURIA E ZONËS SË PUNËS
a) Mbajeni zonën e punës të pastër dhe të ndriçuar
mirë. Zonat e çrregullta ose të errëta janë një ftesë për
aksidente.
b) Mos i përdorni pajisjet në atmosfera shpërthyese,
si për shembull në praninë e lëngjeve, gazrave ose
pluhurit të djegshëm. Pajisjet krijojnë shkëndija të cilat
mund të bëjnë që pluhuri ose tymrat të marrin flakë.
c) Mbajini fëmijët dhe kalimtarët larg kur e përdorni
pajisjen. Tërheqja e vëmendjes mund të shkaktojë
humbjen e kontrollit.
2) SIGURIA ELEKTRIKE
a) Spina e pajisjes duhet të përputhet me prizën. Mos
modifikoni kurrë spinën në asnjë mënyrë. Mos
përdorni spina përshtatëse me pajisjet me tokëzim.
Spinat e pamodifikuara dhe prizat përshtatëse do të
zvogëlojnë rrezikun e goditjes elektrike.
b) Shmangni kontaktin trupor me sipërfaqe të
tokëzuara si tuba, radiatorë, soba dhe frigoriferë.
Ka një rrezik më të madh të goditjeve elektrike nëse trupi
është i tokëzuar.
c) Mos i ekspozoni pajisjet në shi ose lagështi. Nëse në
pajisje futet ujë, rritet rreziku i goditjeve elektrike.
d) Mos abuzoni me kordonin. Asnjëherë mos përdorni
kordonin për të mbajtur, tërhequr ose shkëputur
nga priza pajisjen. Mbajeni kordonin larg nga
nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët që lëvizin.
Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin rrezikun e
goditjes elektrike.
e) Kur e përdorni pajisjen jashtë, përdorni një kordon
zgjatues të përshtatshëm për përdorim jashtë.
Përdorimi i një kordoni të përshtatshëm për përdorime në
mjedise të jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f) Nëse është e pashmangshme ta përdorni pajisjen
në një vend të lagësht, përdorni furnizim energjie
të mbrojtur me automat (RCD). Përdorimi i një RCD
pakëson rrezikun e goditjeve elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a) Qëndroni të vëmendshëm, shikoni çfarë po bëni
dhe ushtroni gjykim të shëndoshë kur e përdorni
pajisjen. Mos e përdorni pajisjen kur jeni të
lodhur ose jeni nën ndikimin e drogës, alkoolit
ose mjekimeve. Një moment i vetëm i mungesës
së vëmendjes gjatë përdorimit të pajisjeve mund të
shkaktojë dëmtime fizike të rënda.
b) Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani
gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve. Pajisjet
mbrojtëse, si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk
rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve
për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet
personale.
c) Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi është në pozicionin e fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, si dhe para
se të ngrini ose transportoni pajisjen. Transportimi
i pajisjeve me gishtin te çelësi ose lidhja e pajisjeve me
energjinë ndërkohë që çelësi është i ndezur është burim
aksidentesh.
d) Hiqni çdo kaçavidë ose çelës rregullimi para se
ta ndizni pajisjen. Nëse çelësi ose kaçavida lihet në
një pjesë rrotulluese të pajisjes, kjo mund të shkaktojë
dëmtime të rënda.
e) Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të
këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.
Kjo mundëson kontroll më të mirë të makinës në situata
të papritura.
f) Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni rroba të
gjera ose bizhuteri. Mbajini flokët dhe rrobat larg
nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e gjera, bizhuteritë ose
flokët e gjata mund të kapen te pjesët e lëvizshme.
g) Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
h) Mos lejoni që njohuria e fituar nga përdorimi i
shpeshtë i pajisjeve t'ju bëjë të ndiheni tepër të
sigurt në vetvete dhe të shpërfillni parimet për
sigurinë e pajisjes. Një veprim i pakujdesshëm mund të
shkaktojë dëmtime të rënda në më pak se një sekondë.
4) PËRDORIMIN DHE KUJDESIN E MAKINËS
a) Mos ushtroni forcë në pajisje. Përdorni pajisjen
e duhur në varësi të punës. Pajisja e duhur do ta
bëjë punën më mirë dhe në mënyrë më të sigurt me
shpejtësinë për të cilën është krijuar.
b) Mos e përdorni pajisjen nëse çelësi nuk ndizet dhe
fiket. Çdo pajisje që nuk mund të kontrollohet me anë të
çelësit është e rrezikshme dhe duhet riparuar.
c) Shkëputeni spinën nga energjia dhe/ose hiqeni
baterinë, nëse mund të hiqet, nga pajisja para se
të bëni rregullime, para se të ndryshoni aksesorët
ose para se t'i lini pajisjet. Këto masa parandaluese
reduktojnë rrezikun e ndezjes së pajisjes padashur.
d) Kur pajisjet janë duke punuar bosh, mbajini larg
fëmijëve dhe mos lejoni që kjo pajisje të përdoret
186