Descargar Imprimir esta página

Skil 0512 Manual Original página 188

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 61
bllokuar, kur e vendosni ose kur i bëni shërbime sharrës
krasitëse. Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur dhe që
bateria të jetë hequr.
Shkaqet dhe parandalimi goditjeve mbrapsht nga
përdoruesi:
a) Goditja e kthimit mund të ndodhë kur hunda ose maja e
fletës së drejtimit prek një objekt, ose kur druri mbyllet
dhe kap zinxhirin e sharrës në vendin e prerjes.
b) Kontakti i majës në disa raste mund të shkaktojë një
reagim të kundërt të papritur, duke i ngritur fletën e
drejtimit dhe duke e çuar drejt përdoruesit.
c) Kapja e zinxhirit të sharrës përgjatë pjesës së sipërme
të fletës së drejtimit mund të shtyjë fletën e drejtimit me
shpejtësi drejt përdoruesit.
d) Secili prej këtyre reagimeve mund t'ju bëjë të humbni
kontrollin e sharrës, dhe kjo mund të sjellë dëmtime fizike
të rënda. Mos u mbështetni vetëm te pajisjet e sigurisë
që ka sharra. Si përdorues i sharrës krasitëse, duhet të
bëni disa hapa në mënyrë që të mos ndodhin aksidente
ose lëndime ndërsa prisni.
e) Goditja mbrapsht është pasojë e keqpërdorimit të
sharrës krasitëse dhe e procedurave të gabuara të
punës ose kushteve të papërshtatshme, të cilat mund
të shmangen duke marrë masat parandaluese të
mëposhtme:
- Kapni fort me gishtat e duarve dorezat e sharrës
krasitëse, duke i vendosur të dyja duart në sharrë dhe
poziciononi trupin dhe krahun në mënyrë të tillë që
t'u bëni ballë forcave të goditjes mbrapsht. Forcat e
goditjeve mbrapsht mund të kontrollohen nga operatori,
nëse merren masat e duhura paraprake. Mos e lëshoni
sharrën krasitëse.
- Mos u zgjatni tepër dhe mos prisni mbi lartësinë e
shpatullave. Kjo ndihmon për të parandaluar kontaktin
padashur të majës dhe kështu mund ta kontrolloni më
mirë sharrën krasitëse në situata të papritura.
- Përdorni vetëm fletë zinxhiri dhe zinxhirë të specifikuar
nga prodhuesi. Vendosja e gabuar e fletëve të zinxhirit
dhe zinxhirëve mund të bëjë që zinxhiri të këputet ose
të godasë mbrapsht.
- Ndiqni udhëzimet e prodhuesit për mprehjen dhe
mirëmbajtjen e zinxhirit të sharrës. Ulja e lartësisë
së matësit të thellësisë mund të shkaktojë më tepër
goditje mbrapsht.
UDHËZIME SHTESË PËR SIGURINË
SIGURIA PERSONALE
Mos e prekni zinxhirin që rrotullohet
Përdorni gjithnjë mjete mbrojtëse personale. Kjo pakëson
rrezikun e dëmtimeve nga kërcimi i materialeve që po
priten dhe nga prekja padashur e zinxhirit.
- Helmeta e sigurisë, kur ka një rrezik të rënies së
degëve apo diçka të ngjashme
- Mbrojtja e dëgjimit
- Syze mbrojtëse ose maskë fytyre
- Doreza me mbrojtje nga sharra
- Pantallona me mbrojtje nga sharra
- Këpucë sigurie me mbrojtje nga sharra, majat prej
çeliku dhe shualle që nuk rrëshqasin
Mos e përdorni sharrën krasitëse pranë njerëzve të
tjerë, kafshëve ose fëmijëve.
Mos e përdorni sharrën krasitëse pasi keni pirë alkool
ose nëse jeni nën ndikimin e drogës ose ilaçeve
Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me pajisjen
PAS PËRDORIMIT
Fikeni gjithnjë pajisjen dhe hiqeni baterinë
- sa herë që e lini pajisjen pa mbikëqyrje
- para se të hiqni materialet e bllokuara
- para se të kontrolloni, pastroni ose punoni në pajisje.
- pasi keni goditur një objekt të huaj
- sa herë që pajisja fillon të dridhet në mënyrë jonormale
Mbajeni pajisjen brenda në një vend të thatë dhe të
mbyllur me çelës, larg fëmijëve
- mbajeni baterinë veçmas nga pajisja
BATERITË
Bateria e përfshirë, nëse ka, është e karikuar
pjesërisht (për të siguruar kapacitet të plotë të baterisë,
karikojeni plotësisht baterinë te karikuesi i baterisë para
se ta përdorni pajisjen për herë të parë)
Përdorni vetëm bateritë dhe karikuesit e mëposhtëm
me këtë mjet
- Bateri SKIL: BR1*31****
- Karikues SKIL: CR1*31****
Mos e përdorni baterinë kur është dëmtuar; ajo duhet
ndërruar
Mos e çmontoni baterinë
Mos e ekspozoni pajisjen/baterinë në shi
Temperatura e lejuar e ambientit (pajisja/karikuesi/
bateria):
- kur karikoni 4...40°C
- gjatë punës –20...+50°C
- gjatë magazinimit –20...+50°C
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË MAKINË/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr, prandaj
mos i digjni bateritë për asnjë arsye
5 Mos e ekspozoni pajisjen në shi
6 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
7 Mbajeni pajisjen/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk i kalon 50°C
8 Mos i hidhni pajisjet elektrike dhe bateritë së bashku me
mbeturinat shtëpiake
9 Bëni kujdes nga goditja mbrapsht e sharrës krasitëse
dhe shmangni kontaktin me majën e fletës së zinxhirit
q Përdorni gjithnjë dy duar kur përdorni produktin
PËRDORIMI
Udhëzime për montimin dhe rregullimin
! ndaloni motorin dhe hiqni baterinë nga pajisja
! përdorni gjithmonë doreza mbrojtëse kur prekni
zinxhirin
Montimi i fletës dhe zinxhirit
- vendoseni sharrën krasitëse mbi sipërfaqe të rrafshët
të përshtatshme. Hiqni kapakun anësor F duke e
rrotulluar çelësin e kapakut anësor E në drejtim të
kundërt të akrepave të orës w
- shtrijeni zinxhirin ri të sharrës D mbi sipërfaqe të
rrafshët dhe drejtojeni nëse është përdredhur e
- vendosini hallkat e zinxhirit S në folenë e fletës së
zinxhirit T. Poziciononi zinxhirin D në mënyrë që të ketë
një lak mbrapa fletës së zinxhirit C r .
- kalojeni lakun anembanë ingranazhit U t
! sigurohuni që zinxhiri është në drejtimin e duhur
duke e krahasuar me simbolin e prerjes V
- ngrijeni mbrojtësen e goditjes mbrapsht B. Vendoseni
188

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

0512ca