Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 443.3 PV Manual De Instrucciones página 545

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 61
4 Udhëzime sigurie
► Ndërroni pllakat udhëzuese të dëmtuara
ose të konsumuara.
■ Nga një bateri të dëmtuar mund të rrjedh lëng.
Nëse lëngu vjen në kontakt me lëkurën ose
sytë, mund të irritohet lëkura ose sytë.
► Evitoni kontaktin me lëngun.
► Nëse ka ardhur në kontakt me lëkurën:
Zonat e prekura të lëkurës lajini me sapun
dhe me shumë ujë.
► Nëse ka ardhur në kontakt me sytë:
Shpërlajini sytë me shumë ujë më së paku
15 minuta dhe vizitoni mjekun.
■ Një bateri e dëmtuar ose me defekt mund të
ketë një erë të pazakontë, të tymos ose të
digjet. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose të
vriten dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Nëse bateria ka një erë të pazakontë ose
tymos: Baterinë mos e përdorni dhe mbani
larg prej materialeve ndezëse.
► Nëse bateria digjet: Mundohuni që baterinë
ta shuani me një fikës zjarri ose me ujë.
4.7
Puna
PARALAJMËRIM
■ Përdoruesi nuk duhet të punojë më në situata
të caktuara. Përdoruesi mund të pengohet, të
rrëzohet dhe të lëndohet rëndë.
► Punoni me qetësi dhe vëmendje.
► Nëse kushtet e ndriçimit dhe shikueshmëria
janë në nivel të ulët: Mos punoni me
korrësen e barit.
► Përdoreni vetëm korrësen e barit.
► Shikoni për pengesa.
► Mos e anoni korrësen e barit.
► Punoni duke qëndruar mbi dhé për të
ruajtur balancën.
► Nëse ndjeni lodhje: Bëni një pushim.
► Nëse kositni në pjesë të pjerrëta: Kositni
tërthorazi me pjerrësinë.
► Mos punoni në shpate me pjerrësi mbi 25°
(46,6%).
■ Thika rrotulluese mund ta presë përdoruesin.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë.
► Mos e prekni thikën në rrotullim.
► Nëse thika bllokohet nga ndonjë
send: Fikeni korrësen e barit dhe
hiqni akumulatorin. Vetëm atëherë
hiqeni sendin.
■ Nëse puna kryhet pa motorin e lëvizjes, motori
i lëvizjes mund të ndizet pa dashje dhe
korrësja e barit të nisë të lëvizë. Njerëzit mund
të lëndohen rëndë dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
0478-131-9870-B
► Përdoreni dorezën e aktivizimit të motorit të
lëvizjes vetëm nëse ju duhet të ndizni
motorin e lëvizjes.
■ Gjatë punës, korrësja e barit mund të
shkaktojë dridhje.
► Mbani doreza mbrojtëse.
► Bëni pushime gjatë punës.
► Nëse vini re shenja çrregullimesh në
qarkullim: Shkoni te një doktor.
■ Nëse thika godet një send të huaj gjatë punës,
thika ose pjesët e saj mund të dëmtohen ose
të hidhet me shpejtësi të lartë. Njerëzit mund
të lëndohen dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Hiqini sendet e huaja nga terreni i punës.
■ Kur lëshohet doreza e aktivizimit, thika vijon të
rrotullohet për një kohë të shkurtër. Njerëzit
mund të lëndohen rëndë.
► Prisni derisa thika të pushojë së rrotulluari.
■ Nëse thika rrotulluese godet një send të fortë,
mund të ndodhin shkëndija. Shkëndijat mund
të shkaktojnë zjarre në ambiente me
atmosferë shpërthyese. Njerëzit mund të
lëndohen rëndë ose të humbin jetën, si dhe
mund të ndodhë dëmtim i pronës.
► Mos punoni në ambient që merr flakë lehtë.
■ Nëse korrësja e barit parkohet në sipërfaqe të
pjerrëta, mund të lëvizë pa dashje. Njerëzit
mund të lëndohen dhe të ndodhin dëmtime të
pronës.
► Lëshojeni korrësen e barit vetëm kur
qëndron në sipërfaqe të drejtë dhe ku nuk
mund të lëvizë vetë.
■ Nëse ka sende të vendosura në timon,
korrësja e barit mund të përmbyset për shkak
të peshës së tepërt. Njerëzit mund të
lëndohen dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Mos vendosni sende në timon.
RREZIK
■ Nëse punoni në afërsi të linjave elektrike, thika
mund të bjerë në kontakt me linjat dhe t'i
dëmtojë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose edhe të humbasë jetën.
► Mos punoni në afërsi të linjave elektrike nën
tension elektrik.
■ Nëse punohet në rast shtrëngatash,
përdoruesi mund të goditet nga rrufeja.
Përdoruesi mund të lëndohet rëndë ose edhe
të humbasë jetën.
► Nëse ka stuhi: Mos punoni.
■ Motori i lëvizjes fiket në rast të mbingarkesës
kur punoni në pjerrësi të madhe. Si rezultat,
përdoruesi duhet të ushtrojë, sipas rastit, forcë
më të madhe shtytëse dhe kështu mund të
humbasë kontrollin e korrëses së barit.
Shqip
545

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rma 448.3 pvRma 453.3 pv