Shqip
► Mbajeni korrësen e barit në mënyrë të tillë që
të përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Korrësja e barit të mbahet larg rrezes së
veprimit të fëmijëve.
– Korrësja e barit të jetë e pastër dhe e thatë.
– Korrësja e barit të mos jetë në vend ku
mund të rrëzohet.
– Korrësja e barit të mos jetë në gjendje të
rrokulliset.
16.2
Pozicioni i magazinimit
Korrësja e barit mund të paloset për ruajtjen e
hapësirës.
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Vendosni lartësinë e prerjes në pozicionin më
të lartë.
13.2
► Palosni timonin.
► Mbajeni korrësen e barit me njërën dorë në
dorezën (1) dhe me dorën tjetër mbani
dorezën e transportit (2) dhe ngrijeni lart
mbrapa.
16.3
Ruajtja e akumulatori
STIHL rekomandon që ta mbani akumulatorin në
gjendje karikimi midis 40% dhe 60% (2 llamba
LED të ndezura në të gjelbër).
► Mbajeni akumulatorin në mënyrë të atillë që të
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Akumulatori të mos mbahet në vend ku
fëmijët të kenë rreze veprimi.
– Akumulatori është i pastër dhe i thatë.
– Akumulatori të mbahet në një ambient të
mbyllur.
– Akumulatori është i ndarë nga korrësja e
barit.
– Nëse akumulatori ruhet në aparatin e
karikimit: Hiqeni kabullin elektrik dhe ruajeni
akumulatorin me një nivel karikimi midis
40% dhe 60% (2 LED jeshile të ndezura).
– Akumulatori nuk ruhet jashtë kufijve të
specifikuar të temperaturës,
556
9.2
21.4.
UDHËZIM
■ Nëse akumulatori nuk ruhet siç përshkruhet në
këtë udhëzues përdorimi, akumulatori mund të
shkarkohet thellë dhe të dëmtohet në mënyrë
të pariparueshme.
► Karikoni një akumulator të shkarkuar
përpara se ta ruani. STIHL rekomandon që
ta mbani akumulatorin në gjendje karikimi
midis 40% dhe 60%, (2 llamba LED të
ndezura në të gjelbër).
► Ruajeni akumulatorin veçmas nga korrësja
e barit.
17 Pastrimi
17.1
Konfigurimi i korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit dhe hiqni akumulatorin.
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Vendosni lartësinë e prerjes në pozicionin më
të lartë.
13.2
► Uleni timonin në pozicionin më të ulët,
► Qëndroni në të djathtë të pajisjes.
► Hapni dhe mbani hapur kapakun e daljes (1).
► Shtypni e mbajeni levën (2) poshtë me dorën
tuaj të majtë.
► Me dorën e djathtë mbajeni korrësen e barit
nga doreza mbajtëse (3) dhe sistemojeni nga
mbrapa.
Korrësja e barit është e qëndrueshme dhe mund
të pastrohet.
17.2
Pastrimi i korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit dhe hiqni akumulatorin.
► Pastrojeni korrësen e barit me një leckë të
njomë.
► Pastrojeni kanalin e daljes me një furçë të
butë ose leckë të njomë.
► Largoni sendet e huaja nga foleja e
akumulatorit dhe pastrojeni flenë e
akumulatorit me një leckë të njomë.
► Pastroni kontaktet elektrike në folenë e
akumulatorit me një furçë të fortë ose të butë.
► Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
17 Pastrimi
9.3.
0478-131-9870-B