4 Udhëzime sigurie
mos i marrin parasysh. Personat e
painteresuar, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë dhe mund të ndodhin
dëmtime të pronës.
► Mbajini personat e painteresuar, fëmijët dhe
kafshët larg terrenit të punës.
► Mbajeni larg objekteve.
► Mos e lini korrësen e barit pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
korrësen e barit.
■ Në rast pune nën shi, përdoruesi mund të
rrëshqasë. Përdoruesi mund të lëndohet rëndë
ose dhe të vdesë.
► Nëse bie shi: Mos punoni.
■ Korrësja e barit nuk është e mbrojtur nga uji.
Nëse punoni në shi apo në mjedis me
lagështirë, mund të shkaktohet elektroshok.
Përdoruesi mund të lëndohet dhe korrësja e
barit mund të dëmtohet.
► Mos punoni në shi apo në mjedise me
lagështirë.
► Mos kositni ose copëtoni barin e lagur.
■ Pjesët elektrike të kositëses së barit mund të
nxjerrin shkëndija. Shkëndijat mund të
shkaktojnë zjarre dhe shpërthime në ambiente
me djegshmëri të lartë apo me atmosferë
shpërthyese. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
apo të vdesin, si dhe mund të ndodhë dëmtim
i pronës.
► Mos punoni në ambiente të djegshmërisë
së lartë apo me atmosferë shpërthyese.
4.5.2
Bateria
PARALAJMËRIM
■ Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët nuk mund ti
njohin dhe vlerësojnë rreziqet nga bateritë.
Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët mund të
lëndohen rëndë.
► Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët mbani larg.
► Baterinë mos e leni pa mbikëqyrje.
► Sigurohuni që fëmijët të mos luajnë me
baterinë.
■ Bateria nuk është e mbrojtur nga të gjitha
ndikimet e jashtme. Nëse bateria ekspozohet
ndaj ndikimeve të caktuara mjedisore, mund të
marrë flakë, të shpërthejë ose të dëmtohet
përtej çdo riparimi. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Mbrojeni baterinë nga nxehtësia dhe
zjarri.
► Mos e hidhni baterinë në zjarr.
0478-131-9805-A
► Mos e karikoni, përdorni dhe ruani baterinë
jashtë kufijve të përcaktuar të temperaturës,
20.6.
► Mbroni baterinë nga shiu dhe nga
lagështia dhe mos e zhytni në
lëngje.
► Mbajeni baterinë larg pjesëve të vogla
metalike.
► Baterinë mos e ekspozoni nën presion të
lartë.
► Baterinë mos e ekspozoni në Mikrovalë.
► Mbroni baterinë prej kemikaleve dhe prej
kripës.
4.5.3
Karikuesi
PARALAJMËRIM
■ Vëzhguesit, fëmijët nuk mund ti njohin dhe
vlerësojnë rreziqet prej karikuesit dhe rrymës
elektrike. Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët
mund të lëndohen rëndë ose të vriten.
► Vëzhguesit, fëmijët dhe kafshët mbani larg.
► Sigurohuni, që fëmijët të mos
mund të luajnë me
karikuesin.
■ Karikuesi nuk është i mbrojtur nga uji. Nëse
punohet në shi ose në një ambient me
lagështi, mund të shkaktohet një goditje
elektrike. Përdoruesi mund të lëndohet dhe
karikuesi mund të dëmtohet.
► Mos e përdorni në shi dhe jo në një
ambient me lagështi.
■ Karikuesi nuk është i mbrojtur nga të gjitha
ndikimet e jashtme. Nëse karikuesi i
ekspozohet ndikimeve të caktuara mjedisore,
atëherë karikuesi mund të digjet ose të
eksplodojë. Njerëzit mund të lëndohen rëndë
dhe mund të shkaktohen dëme materiale.
► Karikuesin përdoreni vetëm në hapësira të
mbyllura dhe të thata.
► Mos e përdorni karikuesin në hapësira të
ndjeshme ndaj zjarrit dhe hapësira
eksplozive.
► Mos e përdorni karikuesin në sipërfaqe të
ndjeshme ndaj zjarrit.
► Mos e përdorni apo ruani karikuesin jashtë
kufijve të përcaktuar të temperaturës,
20.6.
■ Njerëzit mund të pengohen tek kabllot lidhëse.
Njerëzit mund të lëndohen dhe karikuesi mund
të dëmtohet.
► Kabllon lidhëse shtrojeni shtruar mbi tokë.
Shqip
535