Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 248.3 T Manual De Instrucciones página 539

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 60
4 Udhëzime sigurie
zjarr. Njerëzit mund të lëndohen rëndë ose të
vriten dhe mund të shkaktohen dëme
materiale.
► Sigurohuni që informacioni i fuqisë totale në
prizën e shumëfishtë të mos tejkalohet nga
informacioni në pllakën e të dhënave të
karikuesit dhe të gjitha pajisjeve elektrike të
lidhura me prizën e shumëfishtë.
■ Një kabllo lidhëse dhe kabllo zgjatues e
shtruar jo si duhet mund të dëmtohet dhe
njerëzit mund të pengohen tek ato. Njerëzit
mund të lëndohen dhe kablloja lidhëse ose
kablloja zgjatues mund të dëmtohet.
► Shtrojeni dhe shënojeni kabllon lidhëse dhe
kabllon zgjatues, ashtu që njerëzit të mos
mund të pengohen.
► Shtrojeni kabllon lidhëse dhe kabllon
zgjatues, ashtu që të mos jenë të tendosura
ose të ngatërruara.
► Shtrojeni kabllon lidhëse dhe kabllon
zgjatues, ashtu që të mos të dëmtohen,
përthyhen ose shtypen ose gërryen.
► Mbroni kabllon lidhëse dhe kabllon zgjatues
nga nxehtësia, vaji dhe kimikateve.
► Shtrojeni kabllon lidhëse dhe kabllon
zgjatues mbi një sipërfaqe të thatë.
■ Gjatë punës kablloja zgjatues nxehet. Nëse
nxehtësia nuk mund të largohet, nxehtësia
mund të shkaktojë zjarr.
► Nëse përdoret një kabllo zgjatues me
baraban: Hapeni plotësisht kabllo
zgjatuesin me baraban.
■ Nëse kalojnë kabllot elektrikë dhe tubat në
mur, ato mund të dëmtohen, kur të montohet
karikuesi në mur. Kontakti me kabllot e rrymës
elektrike mund të shkaktojnë goditje elektrike.
Njerëzit mund të lëndohen rëndë dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Sigurohuni që në vendin e paraparë në
murr të mos kalojnë kabllot elektrikë dhe
tubat.
■ Nëse karikuesi nuk është montuar në murr siç
është përshkruar në këtë udhëzim për
përdorim, karikuesi ose bateria mund të bjerë
poshtë ose karikuesi mund të nxehet shumë.
Njerëzit mund të lëndohen dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Montoni karikuesin në një mur, ashtu siç
është përshkruar në këtë udhëzim për
përdorim.
■ Nëse karikuesi me baterinë e vendosur
montohet në një mur, bateria mund të bjerë
prej karikuesit. Njerëzit mund të lëndohen dhe
mund të shkaktohen dëme materiale.
► Së pari montoni karikuesin në mur, pastaj
vendosni baterinë.
0478-131-9805-A
4.10
Transportimi
4.10.1
Korrëse bari
PARALAJMËRIM
■ Gjatë transportit, korrësja e barit mund të
përmbyset apo të lëvizë. Njerëzit mund të
lëndohen dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Hiqni akumulatorin.
► Sigurojeni korrësen e barit me rripa, lidhëse
apo rrjetë në mënyrë të atillë që të mos
përmbyset dhe të mos lëvizë.
■ Nëse gjatë transportit me motorin e lëvizjes të
fikur vendoset akumulatori, motori i lëvizjes
mund të ndizet pa dashje dhe korrësja e barit
të fillojë të lëvizë. Njerëzit mund të lëndohen
rëndë dhe të ndodhin dëmtime të pronës.
► Hiqni akumulatorin.
4.10.2
Bateri
PARALAJMËRIM
■ Bateria nuk është e mbrojtur nga të gjitha
ndikimet e jashtme. Nëse bateria ekspozohet
ndaj ndikimeve të caktuara mjedisore, atëherë
bateria mund të dëmtohet dhe mund të
shkaktohen dëme materiale.
► Mos e transportoni një bateri të dëmtuar.
■ Gjatë transportit bateria mund të rrëzohet ose
të lëvizë. Njerëzit mund të lëndohen dhe mund
të shkaktohen dëme materiale.
► Baterinë paketojeni në paketimin, ashtu që
të mos lëvizë.
► Sigurojeni paketimin, ashtu që të mos
lëvizë.
4.10.3
Karikues
PARALAJMËRIM
■ Gjatë transportit Karikuesi mund të rrëzohet
ose të lëvizë. Njerëzit mund të lëndohen dhe
mund të shkaktohen dëme materiale.
► Hiqeni spinën nga priza.
► Akku herausnehmen.
► Karikuesin sigurojeni me shirit shtrëngues,
rrip ose me një rrjetë ashtu, që të mos
rrëzohet dhe mos mund të lëvize.
■ Kablloja lidhëse nuk është e dedikuar për të
mbajtur karikuesin. Kablloja lidhëse dhe
karikuesi mund të dëmtohen.
Shqip
539

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rma 253.3 t