Descargar Imprimir esta página

Stihl RMA 248.3 T Manual De Instrucciones página 550

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 60
Shqip
► Mbajeni akumulatorin në mënyrë të atillë që të
përmbushen kushtet e mëposhtme:
– Akumulatori të mos mbahet në vend ku
fëmijët të kenë rreze veprimi.
– Akumulatori është i pastër dhe i thatë.
– Akumulatori të mbahet në një ambient të
mbyllur.
– Akumulatori është i ndarë nga korrësja e
barit.
– Nëse akumulatori ruhet në aparatin e
karikimit: Hiqeni kabullin elektrik dhe ruajeni
akumulatorin me një nivel karikimi midis
40% dhe 60% (2 LED jeshile të ndezura).
– Akumulatori nuk ruhet jashtë kufijve të
specifikuar të temperaturës,
UDHËZIM
■ Nëse akumulatori nuk ruhet siç përshkruhet në
këtë udhëzues përdorimi, akumulatori mund të
shkarkohet thellë dhe të dëmtohet në mënyrë
të pariparueshme.
► Karikoni një akumulator të shkarkuar
përpara se ta ruani. STIHL rekomandon që
ta mbani akumulatorin në gjendje karikimi
midis 40% dhe 60%, (2 llamba LED të
ndezura në të gjelbër).
► Ruajeni akumulatorin veçmas nga korrësja
e barit.
15.4
Ruajtja e karikuesit
► Hiqeni spinën nga priza.
1
► Mblidheni kabllon lidhëse dhe përforcojeni tek
karikuesi.
► Karikuesin ruajeni ashtu, që të përmbushen
kushtet e mëposhtme:
– Karikuesi të jetë larg nga kontakti me
fëmijët.
– Karikuesi është i pastër dhe i thatë.
– Karikuesi të jetë në një hapësirë të mbyllur.
– Karikuesi nuk është i varur për kabllon
lidhëse ose tek mbajtësja (3) për kabllon
lidhëse.
– Karikuesi nuk ruhet jashtë limiteve të
përcaktuara të temperaturës,
550
20.6.
2
3
20.6.
16 Pastrimi
16.1
Konfigurimi i korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit dhe hiqni akumulatorin.
► Vendoseni korrësen e barit në një sipërfaqe të
rrafshët.
► Hiqni shportën për mbledhjen e barit.
► Vendosni lartësinë e prerjes në pozicionin më
të lartë.
12.2
► Uleni timonin në pozicionin më të ulët,
► Qëndroni në të djathtë të pajisjes.
► Hapni dhe mbani hapur kapakun e daljes (1).
► Shtypni e mbajeni levën (2) poshtë me dorën
tuaj të majtë.
► Me dorën e djathtë mbajeni korrësen e barit
nga doreza mbajtëse (3) dhe sistemojeni nga
mbrapa.
Korrësja e barit është e qëndrueshme dhe mund
të pastrohet.
16.2
Pastrimi i korrëses së barit
► Fikeni korrësen e barit dhe hiqni akumulatorin.
► Pastrojeni korrësen e barit me një leckë të
njomë.
► Pastrojeni kanalin e daljes me një furçë të
butë ose leckë të njomë.
► Largoni sendet e huaja nga foleja e
akumulatorit dhe pastrojeni flenë e
akumulatorit me një leckë të njomë.
► Pastroni kontaktet elektrike në folenë e
akumulatorit me një furçë të fortë ose të butë.
► Pastrojini vrimat e ajrimit me furçë.
► Konfigurimi i korrëses së barit.
► Zonën e thikës dhe thikën pastrojeni me
shkop, furçë të butë ose leckë të njomë.
UDHËZIM
■ Pastrimi me një pastrues me presion të lartë
ose me rryma uji mund të dëmtojë pajisjen.
► Mos e pastroni pajisjen me pastrues me
presion të lartë ose me rrymë uji.
16.3
Pastrojeni baterinë
► Baterinë pastrojeni me një leckë të lagët.
16 Pastrimi
8.3.
0478-131-9805-A

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Rma 253.3 t