216
Shqip
-
Kjo është një Airfryer që punon me ajër të nxehtë. Mos e mbushni
tiganin me vaj, yndyrë skuqjeje apo ndonjë lëng tjetër.
-
Mos i prekni sipërfaqet e nxehta. Përdorni dorezat ose rrotullat. Kapeni
tiganin e nxehtë me doreza të sigurta për furrë.
-
Kjo pajisje është vetëm për përdorim shtëpiak.
-
Kjo pajisje mund të lëshojë njëfarë tymi kur e përdorni për herë të parë.
Kjo është normale.
-
Ngrohja paraprake e pajisjes nuk është e nevojshme.
1 Hiqeni tiganin nga pajisja duke tërhequr dorezën.
2 Futeni tepsinë e skuqjes në tigan.
3 Vendosini përbërësit në tigan.
Shënim
-
Friteza mund të përgatisë një larmi të gjerë përbërësish. Shikoni "Tabelën
e ushqimeve" për sasitë e duhura dhe kohët e përafërta të gatimit.
-
Mos e tejkaloni sasinë e përcaktuar në "Tabelën e ushqimeve" dhe mos e
tejmbushni tiganin përtej treguesit "MAX" pasi mund të ndikoni në
cilësinë e rezultatit përfundimtar.
4 Kthejeni sërish tiganin në Airfryer.
Kujdes
-
Mos e përdorni tiganin pa tepsinë e skuqjes brenda.
-
Mos e prekni tiganin gjatë përdorimit dhe për ca kohë pas përdorimit,
pasi mund të nxehet shumë.