Të dy butonat e lëshimit ISOFIX mund të lëshohen në mënyrë të pavarur
duke lejuar rregullimin e pavarur të krahëve fiksues ISOFIX.
4. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) deri në fund jashtë bazamentit.
5. Vendoseni bazamentin (7) në një sedilje të përshtatshme në mjet.
6. Shtyjini krahët fiksues ISOFIX (6) brenda pikave të mbërthimit ISOFIX (8)
derisa të fiksohen në pozicion me një tingull "KLIK" të dëgjueshëm. Ngjyra
e dy treguesve ISOFIX (9) do të ndryshojë nga e KUQE në të GJELBËR.
7. Sigurohuni që bazamenti është fiksuar mirë duke u përpjekur ta nxirrni nga
pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
8. Shtyjeni bazamentin (7) drejt mbështetëses së shpinës në sediljen e mjetit
derisa të drejtvendoset plotësisht me të.
Edhe lëvizja e bazamentit nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
mbështetësen e shpinës të mjetit.
9. Shtypni butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) dhe zgjateni
këmbëzën derisa të prekë dyshemenë e mjetit.
10. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
11. Treguesi i këmbëzës mbështetëse (11) bëhet I GJELBËR kur këmbëza
mbështetëse pozicionohet si duhet në dyshemenë e automjetit dhe sinjali
akustik paralajmërues ndalon.
12. Vendoseni sexholinon në bazament (7).
13. Sigurohuni që sexholinoja të fiksohet në pozicion me një "KLIK" të
dëgjueshëm.
14. Verifikoni nëse treguesi i fiksimit të sexholinos (12) në bazament është në
ngjyrë të GJELBËR.
SQ
NXJERRJA NGA MJETI
1. Për ta liruar sexholinon nga baza (7), ngrini lart dorezën e lëshimit të
sexholinos (13).
2. Anojeni paksa sexholinon dhe ngrijeni nga baza (7).
3. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (6) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (5).
4. Nxirrni bazamentin (7) nga pikat e mbërthimit ISOFIX (8).
5. Hiqni bazamentin (7) dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (6) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
6. Shtyni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më
pas paloseni për të krijuar hapësirë.
120
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e lëvizshme e kokës (14) mund të lëvizet duke përdorur dorezë
e rregullimit të mbështetëses së kokës (15) mbrapa mbështetëses së kokës
(14). Kur rregulloni mbështetësen e kokës, sigurohuni që daljet e parzmores së
shpatullave të jenë në nivelin e shpatullave ose pak më poshtë.
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
Tërhiqeni dorezën e rrotullimit të sexholinos (16) mbi bazë për ta kthyer
sexholinon.
Përpara se të filloni udhëtimin tuaj, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar
mirë dhe që treguesi i drejtimit të lëvizjes (17) të jetë JESHIL.
Në momentin që fëmija juaj të jetë më i madh se 15 muajsh dhe më i gjatë se
76 cm, mund të transportohet edhe përpara. Për këtë qëllim, vendosni butonin
e kontrollit të drejtimit në pozicionin e sipërm.
Sedilja e makinës mund të përdoret me pamje nga pas për të gjithë gamën
e madhësisë së fëmijës.
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion të shtrirë, shtypni dorezën e rregullimit
të pozicionit (18) në pjesën e përparme të sexholinos.
Për fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë
që të përdoret pozicioni më i shtrirë.
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të fiksohet në vend kur e lëvizni qoftë në
pozicionin e pjerrët, qoftë në atë ulur.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (19) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy
rripat e shpatullave (20) për t'i liruar ato.
3. Zbërtheni tokëzën e rripit (21) duke shtypur fort butonin e kuq.
4. Tani gjuhëzat e tokëzës (22) mund të fiksohen në vendet e treguara në
kapak duke përdorur unazat e integruara.
5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
6. Vendosini rripat e shpatullave (20) direkt mbi shpatullat e fëmijës.
7. Vendosini të dyja gjuhëzat e tokëzës (22) së bashku dhe fiksojini në vend
me tokëzën e rripit (21). Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".