Descargar Imprimir esta página

Cybex Platinum ANORIS T2 i-SIZE Guia Del Usuario página 128

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 43
CE RTI FI KI M I
Anoris T2 i-Size
UN R129/03
Mosha: 15+ M
Madhësia: 76 – 125 cm
Pesha: deri në 21 kg
Ju falënderojmë që vendosët të zgjidhni sexholinon Anoris T2 i-Size për makinë.
Lexoni me kujdes këtë manual përdorimi para se ta instaloni sexholinon në autom-
jet dhe mbajeni gjithnjë në një vend praktik për t'iu referuar në të ardhmen.
INFORMACIONE DHE PARALAJMËRIME TË RË N D Ë S I S H M E
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme pa
miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që ta
përdorni sexholinon sipas përshkrimit në këtë udhëzues përdorimi.
Mos e përdorni nëse fëmija nuk i ka mbushur 15 muaj dhe nuk ka arritur një
gjatësi prej 76 cm. Mos e përdorni më nëse kalohet pesha maksimale e fëmijës
prej 21 kg ose gjatësia prej 125 cm.
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në lloje të caktuara sediljesh, të cilat
janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në përputhje me
manualin e automjetit.
Mos përdorni asnjë pikë për mbajtje ngarkese përveç atyre që tregohen në
udhëzuesin e përdorimit dhe që janë shënuar në sediljen e automjetit për ta
siguruar sexholinon.
Para çdo udhëtimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet të jetë e shtrënguar si
duhet dhe të puthitet mirë në trup. Rripat nuk duhet të përdridhen asnjëherë.
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është pozicionuar në mënyrë optimale, kjo
SQ
mund t'i sigurojë mbrojtje dhe rehati fëmijës suaj.
Sexholinoja duhet të instalohet gjithmonë saktë dhe të jetë e fiksuar në automjet
edhe kur nuk është duke u përdorur.
Këmbëza mbështetëse duhet të jetë gjithmonë në kontakt të drejtpërdrejtë me
dyshemenë e automjetit. Nëse automjeti juaj ka ndarje ruajtëse në pjesën e
këmbëve, kontaktoni prodhuesin e automjetit për t'u siguruar që dyshemeja e
automjetit është mjaft e fortë për të mbajtur këmbëzën mbështetëse.
Mos vendosni objekte në zonën e këmbëve përpara sexholinos së fëmijës.
Që sexholinoja të sigurojë mbrojtjen më të mirë të mundshme, përdorni gjithnjë
mbrojtjen lineare për goditjet anësore (L.S.P) të derës anësore.
Përveç kësaj, sexholinoja është testuar dhe aprovuar për t'u përdorur PA
mbrojtësen lineare për goditjet anësore (L.S.P.) të palosur.
124
Mbrojtësja lineare për goditjet anësore (L.S.P.) me drejtim nga brenda automjetit
duhet të paloset nëse sexholinoja përdoret në sediljen e përparme ose nëse
dikush tjetër është ulur në sediljen e pasme të automjetit.
Mos u përpiqni asnjëherë ta çmontoni sediljen vetë, madje as për ta hedhur. Ju
këshillojmë fort që të mos i hiqni pjesët e fiksuara, si për shembull mbrojtësen
nga goditjet. Ju lutem të ndiqni udhëzimet për hedhjen, që tregohen në
këtë udhëzues.
Asnjëherë mos i hiqni pjesët e mbrojtëses nga goditjet! Mund të hiqet vetëm
kapaku i jashtëm i mbrojtëses nga goditjet.
Mos vendosni objekte mbi mbrojtësen nga goditjet. Mos përdorni objekte të
mprehta sipër ose pranë mbrojtëses nga goditjet.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të mos bllokohet në ndonjë sipërfaqe gjatë
mbylljes së derës së mjetit apo rregullimit të sediljes së pasme.
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë gjithnjë të
fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda mjetit duke shkaktuar
lëndime fatale.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e saj. Sigurohuni që
të përdoret vetëm mbulesë sexholinoje CYBEX, pasi mbulesa është pjesë e
domosdoshme e sigurimit.
Asnjëherë mos e lini fëmijën të pambikëqyrur në mjet.
Pjesët e këtij sistemi mbrojtës për fëmijë mund të nxehen në rast të ekspozimit të
drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit dhe mund të shkaktojnë djegie të lëkurës së
fëmijës suaj. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga ekspozimi i drejtpërdrejtë
ndaj dritës së diellit.
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të diktohen
me sy të lirë. Ndërrojeni sexholinon pas një aksidenti. Nëse keni dyshime,
konsultohuni me shitësin apo prodhuesin përkatës.
Sexholinoja nuk duhet të përdoret për më shumë se 10 vite. Sexholinoja është
e ekspozuar ndaj forcave të mëdha gjatë jetëgjatësisë së saj, gjë që sjell
ndryshime në cilësinë e materialeve përbërëse me kalimin e viteve.
Vetëm mbulesa e heqshme e sexholinos mund të lahet në lavatriçe.
Pjesët plastike mund të pastrohen me agjent të butë pastrues dhe me ujë të
ngrohtë. Mos përdorni asnjëherë agjentë të fortë pastrues apo zbardhues.
Në disa sedilje të përbëra prej materialesh delikate, përdorimi i sexholinove
mund të lërë shenja dhe/ose të shkaktojë çngjyrim. Për ta parandaluar këtë dhe
për të mbrojtur sediljen, nën sexholino mund të vendosni një batanije, peshqir
ose një copë të ngjashme.
Sexholinoja është pajisur me një sistem të brendshëm airbegu. Gjithashtu ajo
është testuar dhe miratuar edhe pa sistem aktiv airbegu.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

523001071523001075523001063