Descargar Imprimir esta página

Cybex Platinum ANORIS T2 i-SIZE Guia Del Usuario página 130

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 43
10. Tërhiqeni këmbëzën mbështetëse (4) drejt pozicionit tjetër të fiksimit për të
siguruar transmetim optimal të forcave.
��
Edhe lëvizja e sexholinos nga njëra anë në tjetrën e mbërthen atë me
mbështetësen e shpinës së mjetit.
HEQJA NGA AUTOMJ ETI
1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (7) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (6).
2. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (7) plotësisht në pozi-
cionin e tyre të transportit.
3. Duke shtypur butonin e rregullimit të këmbëzës mbështetëse (10) shtyjeni
këmbëzën mbështetëse (4) mbrapa dhe paloseni për të kursyer hapësirë.
LËVIZJA I MBËSHTETËSES S Ë KOKË S
Mbështetësja e kokës (12) mund të lëvizet duke përdorur dorezën e lëvizjes së
mbështetëses të kokës (13).
Kur lëvizni mbështetësen e kokës (12), sigurohuni që të mbeten deri në
2 cm (afërsisht sa gjerësia e 2 gishtave) midis supeve të fëmijës dhe
mbështetëses së kokës.
RREGULLIMI I PJ E R R Ë S I S Ë
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën
e rregullimit të pozicionit (14) në pjesën e përparme të sexholinos.
��
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të klikojë në vend kur e çoni te
pjerrësia që doni.
SIGURIMI I FË M IJ Ë S
1. Lironi mbrojtësen nga goditjet (15) duke shtypur butonin e rregullimit (16) dhe
SQ
njëkohësisht tërhiqeni përpara mbrojtësen nga goditjet.
2. Lironi tokëzën e rripit (17) të mbrojtëses nga goditjet (15) duke shtypur bu-
tonin e kuq të lëshimit të sediljes dhe vendoseni mbrojtësen nga goditjet pas
sexholinos.
3. Vendoseni fëmijën në sexholino.
4. Vendoseni përsëri mbrojtësen nga goditjet (15) dhe futeni gjuhëzën e rrip-
it (18) të mbrojtëses nga goditjet te tokëza përkatëse e rripit (17) të sediljes
së makinës. Sigurohuni që tokëza të kyçet me një zhurmë "KLIK". Rripat nuk
duhet të përdridhen. Treguesi i mbrojtëses nga goditjet (20) bëhet JESHIL.
5. Tërhiqeni mbrojtësen nga goditjet (15) për të kontrolluar nëse tokëza e rripit
(17) është kyçur si duhet.
126
6. 6.Shtypni butonin e rregullimit (16) dhe shtyjeni mbrojtësen nga goditjet (15)
drejt fëmijës. Mbrojtësja nga goditjet (15) duhet të puthitet mirë pas trupit dhe
legenit të fëmijës.
��
Çdo herë që sigurohet fëmija, kontrolloni që mbrojtësja nga goditjet të puthitet
si duhet dhe shtrëngoni rripat.
Para se të niseni, kontrolloni që të gjithë treguesit në ekran (5) të jenë ngjyrë
JESHILE duke shtypur butonin e kontrollit (19).
INFORMACION DHE UDHËZIME PË R AI R BAG
Airbag i sexholinos ndodhet brenda mbrojtëses nga goditjet dhe ai ofron më tepër
siguri në rast aksidenti.
Duhet të plotësohen kushtet e mëposhtme që airbag i sexholinos të aktivizohet:
Bateria duhet të jetë e karikuar mjaftueshëm.
Sexholinoja duhet të jetë montuar si duhet dhe mbrojtësja nga goditjet të
jetë e lidhur.
Të gjithë treguesit në ekran të jenë ndezur në ngjyrë JESHILE.
MENAXHIMI I BATE R I S Ë
Në varësi të jetëgjatësisë së baterisë dhe mënyrës së përdorimit, mund të jetë e
nevojshme që bateritë të ndërrohen. Nëse bateritë janë bosh, airbag dhe treguesit
dhe sinjalet paralajmëruese nuk janë aktive.
Një sinjal paralajmërues tregon se bateritë duhen të ndërrohen.
Për t'i ndërruar bateritë, duhet të hapni vendin e baterive (3) me një mjet të për-
shtatshëm. Pasi t'i keni ndërruar bateritë, kjo hapësirë duhet të mbyllet përsëri.
Treguesi i baterisë në ekran ndizet në ngjyrë JESHILE. Nëse ekrani nuk ndizet
edhe pasi keni ndërruar bateritë, ju lutem kontaktoni shitësin ose prodhuesin.
Përdorni vetëm bateri të rekomanduara të tipit CR17450 (3V DC).
Mos e shkëmbeni terminalin pozitiv me atë negativ kur i vendosni.
Përdorni vetëm bateri të njëjta dhe të reja që nuk janë dëmtuar.
Hiqini gjithnjë bateritë e zbrazura.
Mbajini të gjitha bateritë larg nga fëmijët.
Mos i karikoni bateritë.
Mos lejoni që bateritë të pësojnë goditje të forta.
Mos e ekspozoni kurrë këtë produkt ose bateritë ndaj zjarrit.
Mos i mbani bateritë në vend të nxehtë dhe me lagështi.
Mos i çmontoni bateritë. Mos krijoni qark të shkurtër në bateri.
Hiqini bateritë nëse do t'i lini për kohë të gjatë.

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

523001071523001075523001063