CERTIFIKIMI
UN R129/03
PALLAS G I-SIZE
i-Size Universal ISOFIX
CYBEX Pallas G iSize me mbrojtëse nga goditjet:
76cm – 105cm / ≤ 21kg
Specific Vehicle Booster Seat
76 cm – 105 cm, > 15 m, maks. 21 kg
100cm – 150cm
CYBEX Pallas G iSize me rrip automatik në tre pika:
100 cm – 150 cm
030058
Mosha: > 15 muajsh deri në rreth 12 vjeç
UN Regulation
No. 129/03
Cybex GmbH
Riedingerstr. 18, 95448 Bayreuth
Germany
Faleminderit që zgjodhët Pallas G i-size si sexholino për fëmijën tuaj.
Lexoni me kujdes udhëzimet para se ta montoni sexholinon në makinë
dhe mbajini gjithnjë këto udhëzime në vendin e caktuar.
INFORMACIONE TË RËNDËSISHME
!
Sexholinos nuk mund t'i bëhen modifikime apo shtime të çfarëdolloj forme
pa miratimin e Autoritetit Miratues të Tipit.
!
Për mbrojtjen e duhur të fëmijës suaj, është absolutisht e rëndësishme që
ta përdorni sexholinon siç tregohet në këtë manual.
!
Mos e përdorni nëse fëmija nuk ka mbushur ende 15 muaj dhe gjatësinë
76 cm.
!
Kjo sexholino mund të instalohet vetëm në llojet të caktuara sediljesh, të
cilat janë miratuar për përdorimin e sistemeve mbrojtëse për fëmijë në
përputhje me manualin e automjetit.
!
Është e përshtatshme vetëm për sedilje makinash me rrip automatik me
tri pika, të miratuar sipas rregullores së OKB nr. 16 ose sipas një standardi
të barasvlershëm.
!
Mos përdorni pika mbështetëse të ndryshme nga ato të përshkruara te
udhëzimet dhe të shënuara në sistemin mbrojtës të fëmijës.
!
Sipërfaqja e plotë e mbështetëses së sexholinos duhet të jetë në kontakt
me mbështetësen e automjetit.
!
Kur e siguroni fëmijën me mbrojtësen nga goditjet (76 cm – 105 cm, > 15
m, maks. 21 kg), lidhja e krahëve të kyçjes ISOFIX nuk mjafton: është
absolutisht e nevojshme që të lidhni edhe rripin e sipërm.
!
Rripi i sipërm mund të kapet vetëm te një pikë lidhjeje e shënuar.
!
Rripi i supave duhet të kalojë lart dhe mbrapa me njëfarë pjerrësie.
SQ
Asnjëherë nuk duhet të kalojë përpara pikës së sipërme të rripit në
automjet.
118
!
Tokëza e rripit të automjetit nuk duhet të kalojë asnjëherë mbështetësen
e krahut të sediljes. Nëse rripi është tepër i gjatë, sexholinoja nuk është e
përshtatshme për t'u përdorur në këtë pozicion në automjet.
!
Rripi me tre pika duhet të kalohet vetëm në rrugët e caktuara. Pikat e
kalimit të rripit tregohen me hollësi në këtë manual dhe janë shënuar me
jeshile dhe të kuqe te sexholinoja.
!
Rripi i prehrit duhet të kalojë sa më poshtë ijëve të fëmijës që të jetë e
mundur për të pasur një efekt optimal në rast aksidenti.
!
Para çdo përdorimi, sigurohuni që mbrojtësja nga goditjet ose rripi
automatik në tri pika i automjetit të jetë rregulluar si duhet dhe të puthitet
mirë pas trupit të fëmijës. Asnjëherë mos e përdridhni rripin!
!
Të gjithë rripat duhet të jenë të shtrënguar dhe jo të përdredhur!
!
Vetëm nëse mbështetësja e kokës është rregulluar si duhet mund t'i ofrojë
fëmijës suaj mbrojtje dhe rehati maksimale, duke siguruar në të njëjtën
kohë që rripi i shpatullave të puthitet si duhet.
!
Në rastet kur fëmija është me gjatësi 76 cm – 100 cm, duhet të përdoret
mbrojtësja nga goditjet.
!
Sexholinoja duhet të jetë gjithnjë e fiksuar siç duhet në automjet edhe kur
nuk është duke u përdorur.
!
Sigurohuni gjithnjë që sexholinoja të mos bllokohet asnjëherë kur mbyllni
derën e makinës ose kur lëvizni sediljen e pasme.
!
Sexholinoja është testuar dhe homologuar gjithashtu pa mbrojtëset e
goditjeve anësore.
!
Bagazhet apo çdo objekt tjetër që ndodhet në automjet duhet të jenë
gjithnjë të fiksuar mirë. Në të kundërt, ato mund të fluturojnë brenda
makinës duke shkaktuar lëndime fatale.
!
Sexholinoja nuk duhet të përdoret kurrë pa mbulesën e sipërme të saj.
Sigurohuni që të përdoret një mbulesë e sipërme CYBEX origjinale, pasi
mbulesa është element kryesor i funksionit të sexholinos.
!
Mos e lini kurrë fëmijën të pashoqëruar në automjet.
!
Pjesët e sistemit për sigurimin e fëmijës nxehen në diell dhe mund
ta djegin lëkurën e fëmijës. Mbrojeni fëmijën tuaj dhe sexholinon nga
ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit.
!
Aksidentet mund të shkaktojnë dëme të sexholinos që nuk mund të
diktohen me sy të lirë. Ju lutemi ndërrojeni sexholinon nëse ndodh
aksident. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin apo prodhuesin
përkatës.