inhealth Blom‑Singer BE 6048 Instrucciones De Uso página 12

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 63
Udhëzimet e përdorimit të mbrojtëses për dush "Blom‑Singer
®"
Heqja
Mbrojtësja për dush është parashikuar të hiqet pa hequr folenë ose tubin e trakeostomës. Me një
dorë mbani pa lëvizur folenë ose tubin. Kapni buzën e jashtme të mbrojtëses për dush me dorën
tjetër dhe tërhiqeni për ta hequr.
Pastrimi
Valvula tubulare e ajrit (diagrami 2a) dhe filtri i perforuar i frymëmarrjes (diagrami 2b) i pajisjes
mund të çmontohen për pastrim. Shpëlajeni në ujë të pastër dhe lëreni të thahet vetë ose përdorni
një material pa push për ta tharë pajisjen. Mos përdorni asnjëherë peceta për fytyrën ose letër
higjienike për të tharë pajisjen, pasi grimcat e pushit ose të leckës mund të depozitohen në pajisje
dhe mund të thithen në rrugët e frymëmarrjes gjatë rivendosjes. Pas pastrimit dhe tharjes së plotë
të pajisjes, ajo duhet të rimontohet dhe të ruhet në një qese plastike të pastër e të izolueshme deri
në përdorimin e radhës.
KUSHTET E VEÇANTA PËR RUAJTJEN DHE/OSE TRAJTIMIN
Nuk ka kushte të veçanta për ruajtjen dhe/ose trajtimin e kësaj pajisjeje.
UDHËZIME PËR ASGJËSIMIN
Kjo pajisje nuk është e biodegradueshme dhe mund të ndotet kur përdoret. Asgjësojeni me kujdes
pajisjen duke ndjekur udhëzimet vendore.
INFORMACION PËR POROSITJEN
SHBA
Porosi në internet www.inhealth.com
SHBA
InHealth Technologies
1110 Mark Avenue
Carpinteria, CA 93013-2918
Shërbimi i klientit: +1-800-477-5969
Faks: +1-888-371-1530
Email: order@inhealth.com
NDËRKOMBËTARE
Kontaktoni shërbimin e klientit të "InHealth Technologies" në +1-805-684-9337 për kontaktin e
distributorit vendor.
ANKESAT PËR PRODUKTET/INCIDENTET SERIOZE NË BE
Nëse nuk jeni të kënaqur me pajisjen ose nëse keni pyetje, ju lutemi kontaktoni
productcomplaints@inhealth.com.
Telefon: +1-800-477-5969
Faks: +1-888-371-1530
Çdo incident serioz që ka ndodhur në lidhje me pajisjen duhet t'i raportohet "Freudenberg Medical, LLC"
siç tregohet më sipër dhe autoritetit kompetent të shtetit anëtar në BE në të cilin ndodhet
përdoruesi dhe/ose pacienti.
12 I 37728-01G

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para inhealth Blom‑Singer BE 6048

Tabla de contenido