11. Për të arritur mbrojtjen më të mirë të mundshme, aktivizoni mbrojtësen
lineare për goditjet anësore (L.S.P.) (11) në anën e sexholinos me drejtim
të derës së mjetit. Kur nxirrni produktin nga kutia, mbrojtësja lineare për
goditjet anësore (11) aktivizohet nga të dyja anët e sexholinos. Për të
mbyllur L.S.P.-në që nuk është me drejtim nga dera e automjetit, shtypni
butonin e përdorimit të L.S.P.-së (12), mbajeni të shtypur dhe palosni
L.S.P.-në duke e shtyrë lehtë. Më pas, lëshoni butonin e përdorimit të
L.S.P.-së.
Sexholinoja mund të përdoret edhe pa L.S.P, në rast se në mjet nuk ka
hapësirë të mjaftueshme.
NXJERRJA NGA MJETI
1. Zhbllokoni krahët fiksues ISOFIX (5) në të dyja anët duke i tërhequr ndërsa
shtypni butonat e lëshimit ISOFIX (4).
2. Nxirrni sexholinon nga pikat e mbërthimit ISOFIX (6).
3. Hiqni sexholinon dhe rrëshqitni krahët fiksues ISOFIX (5) plotësisht në
pozicionin e tyre të transportit.
4. Shtyni këmbëzën mbështetëse (3) drejt pozicionit të saj fillestar dhe më
pas paloseni për të krijuar hapësirë.
RREGULLIMI I MBËSHTETËSES SË KOKËS
Mbështetësja e rregullueshme e kokës (13) mund të rregullohet me anë të
dorezës së rregullimit të mbështetëses së kokës (14) që ndodhet në pjesën e
pasme të mbështetëses së kokës (13). Kur rregulloni mbështetësen e kokës,
sigurohuni që hapësira midis saj dhe shpatullave të fëmijës të jetë jo më
shumë se 2 cm (rreth 2 gisht gjerësi).
FUNKSIONI I RROTULLIMIT
SQ
Tërhiqeni dorezën e rregullimit të pozicionit (15) në pjesën e përparme të
sexholinos dhe ngrijeni në pozicion vertikal. Tani mund ta ktheni sexholinon.
Ju rekomandojmë që të çaktivizoni L.S.P. përpara se ta ktheni sexholinon.
Përpara se të niseni për udhëtim, sigurohuni që sexholinoja të jetë fiksuar
mirë në vend.
116
RREGULLIMI I POZICIONIT TË SHTRIRË
Për ta rregulluar sexholinon në pozicion e shtrirë që dëshironi, shtypni dorezën
e rregullimit të pozicionit (15) në pjesën e përparme të sexholinos.
Për fëmijët që nuk janë ende të aftë të qëndrojnë vetë ulur, rekomandojmë
që të përdoret pozicioni i shtrirjes horizontale maksimale.
Sigurohuni gjithmonë që sexholinoja të fiksohet në vend duke lëshuar një
tingull zanor "klik" kur e rregulloni në pozicionin shtrirë apo pozicionin ulur.
SIGURIMI I FËMIJËS
1. Rrotullojeni sexholinon në pozicionin e hipjes.
2. Shtypni butonin e rregullimit të rripit (16) dhe tërhiqni njëkohësisht të dy rripat
e shpatullave (17) për t'i liruar ato.
3. Zbërtheni tokëzën e rripit (18) duke shtypur fort butonin e kuq.
4. Tani gjuhëzat e tokëzës (19) mund të fiksohen në vendet e treguara në
kapak duke përdorur unazat e integruara.
5. Vendoseni fëmijën në sexholino me fytyrë përpara.
6. Vendosini rripat e shpatullave (17) direkt mbi shpatullat e fëmijës suaj.
7. Bashkoni të dyja gjuhëzat e tokëzës (19) dhe fiksojini në tokëzën e rripit (18).
Duhet të dëgjoni një tingull "KLIK".
8. Nëse sexholinoja që po përdorni ka një mekanizëm mbërthyes
"SensorSafe", shtypni këtë mekanizëm për ta mbyllur derisa të dëgjoni një
tingull "KLIK" dhe rrëshqiteni poshtë drejt tokëzës së rripit (18).
9. Shtrëngoni rripat e prehrit (20) dhe më pas tërhiqni rripin qendror të
rregullimit (21) për të shtrënguar rripat e shpatullave (17) derisa të puthiten
në mënyrë komode pas trupit të fëmijës.
Sistemi i rripit të sigurimit duhet të puthitet mjaftueshëm në mënyrë që të
mos jetë e mundur palosja e rripave.
10. Në rastin e përdorimit të mekanizmit mbërthyes "SensorSafe",
pozicionojeni atë direkt nën jastëkët e shpatullave.