Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 874

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 187
8.5 Tubacionet
8.5.1 Tubacionet
Kur të instaloni tubat, sigurohuni që kafazi i pompës
të mos rëndohet nga tubacionet.
Tubat hyrës dhe dalës duhet të jenë të një madhësie
të përshtatshme, duke marrë parasysh presionin në
hyrje të pompës.
Instalojini tubat në mënyrë që të shmangen bllokimet
nga ajri, veçanërisht tek ana e hyrjes së pompës.
Fig. 17
Tubat
Vendosni valvula izolimi në secilën anë të pompës
për të shmangur shkarkimin e sistemit nëse pompa
duhet të pastrohet ose riparohet.
Sigurohuni që tubacionet të jenë mbështetur siç
duhet sa më afër pompës, si nga ana e hyrjes ashtu
dhe nga ana e daljes. Kundër-fllanxhat duhet të
vendosen pikërisht kundër fllanxhave të pompës pa
qenë të rënduara, sepse rëndesa do të shkaktojë
dëmtim të pompës.
Fig. 18
Instalimi i pompës NB, NBG
874
8.5.2 Montimi direkt tek tubacionet
Pompat që kanë motorë deri në dhe përfshi
madhësinë e kornizës prej 132 janë të përshtatshme
për montim direkt tek tubacionet e mbështetura.
Fig. 19
Montimi direkt tek tubacionet
Lloji i instalimit nuk lejon përdorimin e nyjeve
zgjeruese.
Për të siguruar një funksionim të qetë,
varini tubacionet nga varëse të
Shënim
përshtatshme për tubat.
8.5.3 Kapërcyesi
Paralajmërim
Pompa nuk duhet të funksionojë me valvul
dalje të mbyllur sepse kjo do të shkaktojë
një rritje të temperaturës/formimit të avullit
te pompa që mund të dëmtojë pompën.
Nëse ka ndonjë rrezik që pompa të funksionojë me
një valvul dalje të mbyllur, sigurohuni që të qarkullojë
një sasi minimale lëngu te pompa duke e lidhur me
një kapërcyes ose zorrë tek tubacioni i daljes. Norma
minimale e rrjedhës duhet të jetë të paktën 10 % e
normës së rrjedhës maksimale. Norma e rrjedhës
dhe koka janë përcaktuar te pllaka e të dhënave të
pompës.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido