Të Dhënat Teknike - Grundfos NB Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 187
12. Mirëmbajtja
Paralajmërim
Përpara se të filloni punën mbi produktin,
shkëpusni energjinë elektrike. Sigurohuni
që furnizimi me energji elektrike të mos
ndizet aksidentalisht.
12.1 Pompa
Pompa nuk ka nevojë për mirëmbajtje.
12.2 Guarnicionet e boshtit mekanik
Guarnicionet e boshtit mekanik nuk kanë nevojë për
mirëmbajtje, punojnë pothuaj pa asnjë pikim. Nëse
ndodh ndonjë pikim i konsiderueshëm ose pikimi
rritet, kontrolloni menjëherë guarnicionin e boshtit
mekanik. Nëse sipërfaqet rrëshqitëse janë dëmtuar,
zëvendësoni gjithë guarnicionin e boshtit. Trajtojini
guarnicionet e boshtit mekanike me shumë kujdes.
12.3 Motori
Kontrollojeni motorin rregullisht. Është e
rëndësishme që motori të mbahet i pastër për të
siguruar ajrimin e përshtatshëm. Nëse pompa është
instaluar në një mjedis me pluhur, pastrojeni dhe
kontrollojeni rregullisht.
12.4 Vajisja
Kushinjetat e motorit.
Motorët deri në dhe përfshi madhësinë e kafazit prej
132 kanë kushinjeta që nuk kanë nevojë për
mirëmbajtje dhe që janë vajisur përgjithnjë.
Motorët më të mëdhenj se madhësia e kafazit 132
duhen vajisur në pajtim me treguesit në pllakën me
të dhënat e motorit. Mund të ndodhë pikimi i grasos
nga motori.
Specifikimet e grasos: Shih pjesën
kushinjetave.
12.4.1 Grasoja e kushinjetave
Përdorni graso me bazë litiumi sipas specifikimeve
të mëposhtme:
NLGI klasi 2 ose 3
viskoziteti i vajit bazë: 70 deri 150 cSt në +40 °C
shtrirja e temperaturës: -30 °C - +140 °C gjatë
funksionimit të vazhdueshëm.
882
13. Periudhat e mosfunksionimit dhe
Pompat që nuk po përdoren gjatë periudhës së
ngricës duhen kulluar për të shmangur dëmtimin.
Kullojeni pompën duke hequr tapën e kullimit. Shih
fig. 24.
Mos e shtrëngoni tapën e pompimit paraprak ose
vendoseni sërish kapakun e kullimit deri sa pompa të
përdoret sërish.
Nëse pompa do të zbrazet për një periudhë të gjatë
mosfunksionimi, injektoni disa pika vaj silikoni te
boshti në kllapat e kushinjetës. Kjo parandalon që
guarnicioni i boshtit të bllokohet.
14. Servisi
Nëse Grundfos-it i kërkohet të bëjë shërbimin e një
pompe të tillë, kontaktoni Grundfos-in me detajet e
lëngut të pompuar, etj., përpara se pompa të kthehet
për servisin. Përndryshe Grundfos-i mund të refuzojë
12.4.1 Grasoja e
që ta pranojë pompën për servis.
Kostot e mundshme të kthimit të pompës paguhen
nga klienti.
14.1 Pajimet e servisit
Pajime servisi për NB, NBG, shih Qendrën e
Produkteve të Grundfos në www grundfos.com ose
Katalogun e Pajimeve të Servisit.
15. Të dhënat teknike
15.1 Të dhënat elektrike
Shih pllakën e të dhënave të motorit.
mbrojtja ndaj ngricës
Paralajmërim
Bëni kujdes që dalja e lëngut të mos
shkaktojë lëndim te personat ose dëmtime
te motori ose komponentët e tjerë.
Në instalimet me lëngje të nxehta, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun ndaj
lëndimit të shkaktuar nga djegia me lëng të
vluar.
Në instalimet me lëng të ftohtë, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun e lëndimit
personal shkaktuar nga lëngu i ftohtë.
Paralajmërim
Nëse një pompë është përdorur për një
lëng që lëndon shëndetin ose është toksik,
pompa do të klasifikohet si e ndotur.

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Nbg serie

Tabla de contenido