Descargar Imprimir esta página

Grundfos LSV Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 1051

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 215
3.2.2 Bazamenti
Rekomandojmë që ta instaloni pompën mbi
bazament betoni, i cili është i rëndë mjaftueshëm për
të siguruar mbështetje të përhershme dhe të fortë për
të gjithë pompën. Bazamenti duhet të thithë çdo
dridhje, goditje normale apo sforcim. Ne
rekomandojmë që pesha e bazamentit prej betoni të
jetë 3 herë më e madhe se pesha e gjithë njësisë së
pompës. Për kërkesa specifike, pyesni kontraktorin,
inxhinjerin ose shikoni standardet e përcaktuara të
industrisë.
Në instalimet ku funksionimi i heshtur është
veçanërisht i rëndësishëm, ne rekomandojmë një
bazament me një masë deri 5 herë më të rëndë sa ai
igjithë njësisë së pompës.
3.2.3 Antivibrantët
Antivibrantët mund të nevojiten për të parandaluar
dridhjet e pompës që transmetohen te ndërtesa ose
tubat. Për të zgjedhur llojet e duhur të antivibrantëve,
ju duhet ky informacion:
Forcat e transmetuara nëpërmjet antivibruesve.
Shpejtësia e motorit. Merrni parasysh shpejtësinë
e motorit në rastin e kontrollit të shpejtësisë.
Zbutja e dëshiruar në %. Vlera e rekomanduar
është 70%.
Përzgjedhja e antivibruesve ndryshon nga instalimi
në instalim. Në disa raste, një antivibrues i gabuar
mund ta rrisë nivelin e dridhjeve. Prandaj,
antivibruesit duhet të maten nga shitësi i zbutësve të
dridhjeve.
3.2.4 Nyjet zgjeruese
Nyjet zgjeruese ofrojnë këto avantazhe:
absorbimin e zgjerimit dhe tkurrjes termike të
tubacioneve të shkaktuar nga ndryshimet në
temperaturën e lëngut
reduktimin e influencave mekanike në lidhje me
ngritjen e presionit në tubacione
izolimin e zhurmave që dalin nga struktura në
tubacione (vetëm te nyjet zgjeruese të shakujve
prej gome).
Mos i instaloni nyjet zgjeruese për të
kompensuar për pasaktësitë në tubacione,
si për shembull moscentrimin ose
mospërputhjen e fllanxhave.
Vendosini nyjet zgjeruese në një distancë minimale
prej 2 diametra (DN) të tubave larg nga fllanxha e
pompës në anën e hyrjes. Kjo parandalon
turbulencën në bashkime duke siguruar kushte
optimale të hyrjes dhe rënie minimale të presionit në
anën e daljes.
Kur shpejtësia e fluksit është më shumë se 2,4 m/s,
rekomandojmë që të montoni xhunto zgjerimi më të
mëdha që përshtaten me tubat.
3.2.5 Ndërtimi i bazamentit
Procedura për bazamentin ka tri hapa:
1. derdhja e bazamentit
2. trashësia e kornizës së bazamentit
3. mbushja.
Derdhja e bazamentit
Ne rekomandojmë procedurën e mëposhtme për të
siguruar një bazament të mirë:
1. Derdheni bazamentin pa ndërprerje brenda 19-32
mm të nivelit përfundimtar. Përdorni vibratorë për
të siguruar që betoni të jetë shpërndarë në
mënyrë të njëtrajtshme. Sipërfaqet e sipërme
duhet të jenë të shënjuar dhe kanalizuar mirë
përpara se të thahet betoni. Kjo ofron një
sipërfaqe që lidhet për mbushjen.
2. Futni bulonat në beton siç tregohet në figurat e
mëposhtme. Lejoni gjatësi të mjaftueshme që
buloni të kalojë mbushjen, spesorin, pjesën e
poshtme të kornizës së bazamentit, dadot dhe
rondelet.
1
2
3
4
5
Projektim tipik për bulonin e bazamentit
Poz. Përshkrimi
1
Gjatësia e bulonit mbi kornizën e bazamentit
2
Trashësia e kornizës së bazamentit
3
19 deri 32 mm hapësirë për mbushjen
4
Rondele
5
Gjuhëza
6
Mënga e tubit
7
Pjesa e sipërme e bazamentit e lënë e ashpër
8
Cepat dhe spesorët lënë në vend
9
Korniza e bazamentit
10
5-10 mm
10
9
8
6
7
1051

Publicidad

loading