Descargar Imprimir esta página

Grundfos LSV Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 1081

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 215
9.1.4 Norma e qarkullimit
Norma minimale e rrjedhës
Pompa nuk duhet të funksionojë me një valvul daljeje të mbyllur sepse mund të shkaktojë një rritje të
temperaturës ose mund të formohet avull në pompë. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të boshtit, gërryerje të
helikës, shkurtim të jetës së kushinjetave dhe dëmtim te kutitë e mbushjes ose guarnicionet mekanike të boshtit
për shkak të ngarkesës ose dridhjeve.
Norma e rrjedhës së vazhdueshme duhet të jetë të paktën 25% e normës së rrjedhës në pikën më të mirë të
efikasitetit.
Norma maksimale e qarkullimit
Norma maksimale e rrjedhës nuk duhet të kalojë vlerën e deklaruar në pllakën e emrit. Nëse norma maksimale e
rrjedhës kapërcehet, mund të ndodhë zgavërrimi ose mbingarkesa.
Funksionimi me prurje dhe/ose presion
Mos e vini në punë pompën në një prurje më të ulët se 10% e normës maksimale të rrjedhës të deklaruar në
pllakën e të dhënave ose me valvulën e daljes ose të uljes së mbyllur. Mos e vini pompën në punë nën kushte të
tllla që mund të përfshijnë rrezikun që pompa të tejnxehet. Për të parandaluar dëmtimin, përdorni pajisje të tilla si
për shembull rele për temperaturën e lëngut, rele për temperaturën e kushinetës, monitorim të presionit të
hyrjes, etj.
Nëse një pompë punon me presion të reduktuar, fluksi do të rritet dhe motori do të konsumojë më tepër rrymë se
normalisht. Kjo do të rezultojë në tejnxehje të motorit. Në këto situata, mbyllni valvulën në anën e daljes. Nëse
është instaluar një valvul reduktues automatik, kjo mund të bëhet në mënyrë automatike.
9.1.5 Shpeshtësia e fillimeve dhe ndalimeve
Numri maksimal i rekomanduar i nisjeve është 3 në orë për pompat e plota me motor të siguruara nga Grundfos.
1081

Publicidad

loading