Descargar Imprimir esta página

Grundfos LSV Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 1073

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 215
2. Për fikje të shkurtra ose të shpeshta në
temperature nën 0 °C, mbajeni lëngun në lëvizje
brenda kafazit të pompës dhe izoloni ose ngrohni
pjesën e jashtme të pompës për të parandaluar
ngrirjen.
7.2 Fikja për një periudhë të gjatë kohe
Për periudha të gjata fikjeje ose për ta izoluar
pompën për mirëmbajtje, mbyllni valvulin e inletit dhe
outletit. Nëse nuk ka valvul inleti dhe pompa ka lartësi
pozitive inleti, kulloni gjithë lëngun nga tubi i hyrjes
për të ndaluar rrjedhjen e lëndut te porta e hyrjes së
pompës. Nëse aplikohet, fikni çdo burim të jashtëm të
ftohjes ose lubrifikimit të lëngut te kutitë e mbushjes
ose guarncionet e boshtit. Hiqni tapat te kulluesi i
pompës dhe ajrosësi, sipas nevojës dhe kulloni gjithë
lëngun nga kafazi i pompës. Hiqni gjendrën e kutisë
së mbushjes dhe unazat e paketimit, nëse ka.
KUJDES
Sipërfaqe e nxehtë ose e ftohtë
Lëndime personale të vogla ose mesatare
Sigurohuni që uji që del të mos
shkaktojë lëndim te personat ose
dëmtime te motori ose komponentët e
tjerë.
Në instalimet me ujë të nxehtë, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun ndaj
lëndimit të shkaktuar nga djegia me ujë
të nxehtë.
Në instalimet me ujë të ftohtë, bëni
kujdes të veçantë për rrezikun e
lëndimit shkaktuar nga uji i ftohtë dhe
sipërfaqet e ftohta.
1. Pasi ta keni zbrazur pompën gjatë periudhave të
mbylljes për kohë të gjatë në temperatura
ngrirjeje, nxirreni të gjithë lëngun në kalimet dhe
në xhepat e ajrit duke përdorur ajër të
kompresuar. Mund të parandaloni ngrirjen e
lëngut të pompuar duke e mbushur pompën me
solucion antingrirje.
PARALAJMËRIM
Lëndimi ndaj shëndetit
Vdekje ose lëndim i rëndë personal
Mos përdorni solucion antingrirje
nëse e përdorni pompën për
furnizim me ujë për publikun ose të
pijshëm.
2. Rrotulloni çdo muaj boshtin me dorë për t'i veshur
kushinetat me lubrifikant dhe për të vonuar
oksidimin dhe gërryerjen.
3. Kur aplikohet, ndiqni rekomandimet e magazinimit
të prodhuesit.
Mos e shtrëngoni vidhën e ajrimit dhe
vendosni tapën e kullimit derisa pompa
të përdoret sërish.
1073

Publicidad

loading