Produkti është një sistem i integruar që përbëhet nga një elektropompë centrifugale të llojit shumënivelëshe vetëtërheqëse,
nga një qark elektronik që e komandon (inverter) dhe nga një filtër për të eliminuar papastërtitë që mund të ndodhen në
hyrje.
Duke iu referuar figurës 1, sistemi paraqet pikat e mëposhtme të ndërfaqes së përdoruesit:
1.
Lidhja e thithjes (hyrje)
2.
Lidhja e rrjedhjes (dalje)
3.
Porta e ngarkimit dhe e mirëmbajtjes së filtrit
4.
Porta shkarkimit
5.
Porta e shfryrjes dhe për mirëmbajtjen e
jashtëzakonshme të Valvulës së Moskthimit
6.
Paneli i komandimit dhe Ekrani i shfaqjes së
gjendjes.
7.
Doreza për ngritjen dhe transportin.
8.
Portë për mirëmbajtjen e jashtëzakonshme të
Boshtit Motorik.
1.1
Inverter i Integruar
Kontrolli elektronik i integruar në sistem është i tipit me Inverter dhe përdor sensorët e fluksit, të presionit dhe të
temperaturës, edhe këta të integruar në sistem. Nëpërmjet këtyre sensorëve, sistemi ndizet dhe fiket automatikisht sipas
nevojës së përdorimit, dhe është në gjendje që të nxjerrë në dukje kushtet e keqfunksionimit, t'i parandalojë dhe t'i
sinjalizojë ato.
Kontrolli nëpërmjet Inverterit siguron funksione të ndryshme, nga të cilat më të rëndësishmet, për sistemet e pompimit,
janë ruajtja e një vlere presioni konstant në rrjedhje dhe kursimi energjetik.
Inverteri është në gjendje që ta ruajë konstant presionin e një qarku hidraulik duke ndryshuar shpejtësinë e
rrotullimit të elektropompës. Me funksionimin pa inverter elektropompa nuk arrin të modulojë dhe me rritjen e
prurjes së kërkuar pakëson domosdoshmërisht presionin, ose anasjelltas; duke pasur kështu presione tepër të
larta me prurje të ulëta ose presione tepër të ulëta me rritjen e kërkesës për prurje.
Duke ndryshuar shpejtësinë e rrotullimit në funksion të kërkesës së menjëhershëm të përdoruesve, inverteri e
kufizon fuqinë që i lejohet elektropompës në atë minimale të nevojshme për të siguruar përmbushjen e kërkesës.
Ndërsa funksionimi pa inverter parashikon funksionimin e elektropompës gjithmonë dhe vetëm me fuqinë
maksimale.
Për konfigurimin e parametrave të shihen kapitujt
1.2
Elektropompa e Integruar
Sistemi integron një elektropompë centrifugale të llojit me shumë xhiro që vihet në lëvizje nga një motor elektrik trefazor
me ftohje me ujë. Ftohja e motorit me ujë dhe jo me ajër siguron një zhurmë më të vogël të sistemit dhe mundësinë për ta
vendosur atë edhe në vende të mbyllura të paajruara.
Grafiku i paraqitur në figurën 2 tregon kurbat e shërbimeve hidraulike. Inverteri, duke e moduluar automatikisht shpejtësinë
e rrotullimit të elektropompës, i lejon asaj që ta zhvendosë pikën e vet të punës sipas nevojës së pjese të çfarëdoshme të
zonës nën kurbën e vet për të ruajtur vlerën e presionit konstant të përcaktuar (SP). Kurba me ngjyrë të kuqe vë në dukje
mënyrën e sjelljes së sistemit me setpoint të caktuar në 3,0 bar (43.5 psi)..
Prej këtej del se, me SP = 3,0 bar (43.5 psi), sistemi është në gjendje që të sigurojë një presion konstant për përdoruesit
që kërkojnë prurje që përfshihen përkatësisht midis 0 d h e 55 litra/minutë (14.5 gpm). Për prurje më të mëdha, sistemi
punon sipas kurbës karakteristike të elektropompës me shpejtësi rrotullimi maksimale. Për prurje më të ulëta se kufijtë e
përshkruar më sipër, përveçse siguron presionin konstant, sistemi pakëson fuqinë e thithur e kështu edhe konsumin
energjetik.
SHQIP
Figura 1
4-5.
Figura 2
510