Pastrimi I Filtrit Të Integruar; Valvula E Moskthimit - Granit COMFORT Premium C-85 Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 91
9.2 Pastrimi i Filtrit të Integruar
Për funksionimin korrekt të sistemit dhe për arritjen e shërbimeve të deklaruara, është e nevojshme që të shmanget bllokimi
i filtrit. Të kontrollohet periodikisht gjendja e fishekut filtrues nëpërmjet kapakut të tejdukshëm dhe, në qoftë se është e
nevojshme, të kryhet pastrimi i saj sikurse është përshkruar në vijim.
1.
të shkëputet ushqimi elektrik dhe të pritet 10 minuta;
2.
në rastin e sistemit të instaluar nën nivelin e lëngut, të mbyllet valvula e shkëputjes në thithje;
3.
të hiqet Tapa e ngarkimit duke e zhvidhosur me dorë ose me përdorimin e pajisjes së ofruar te kompleti;
4.
të nxirret fisheku pa u rrotulluar: në këtë mënyrë shkëputet edhe gota mbledhëse përkatëse;
5.
të zbrazet gota dhe të lahet fisheku me ujë të rrjedhshëm;
6.
të pozicionohet përsëri fisheku në fole, duke pasur kujdes që të jetë i zënë me gotën nëpërmjet pikëlidhjes në
formë bajonete;
7.
të mbyllet përsëri tapa e ngarkimit deri në goditjen mekanike.
Në rastin kur sistemi duhet të vihet përsëri në funksion dhe jo të lihet në qetësi, të rivendoset thithja e pompës dhe të
përsëriten operacionet e ngarkimit (paragrafi 2.2) dhe të tërheqjes (paragrafi 3.3), në mënyrë të përshtatshme përpara
pikës 7, në qoftë se sistemi është instaluar mbi nivelin e lëngut.
9.3 Zbrazja e Sistemit
si më poshtë vijon:
1.
të shkëputet ushqimi me energji elektrike dhe të pritet 10 minuta;
2.
në rastin e sistemit të instaluar në një impiant, të ndërpritet tubi i thithjes në pikën më të afërt me sistemin, (është
gjithmonë e këshillueshme që të kihet një valvulë ndërprerjeje menjëherë në fillim të sistemit) në mënyrë që edhe
të mos shkarkohet i gjithë impianti i thithjes;
3.
në rastin e sistemit të instaluar në një impiant, të hapet rubineti në rrjedhje më afër në mënyrë që t'i hiqet presioni
impiantit dhe të zbrazet sa më shumë që të jetë e mundur;
4.
në rastin e sistemit të instaluar në një impiant, në qoftë se është e pranishme një valvulë ndërprerjeje menjëherë
në fund (gjithmonë këshillohet që të kihet), të mbyllet në mënyrë që të mos derdhet sasia e ujit në impiant ndërmjet
sistemit dhe rubinetit të parë të hapur;
5.
të shkëputet pompa nga impianti;
6.
të hiqet tapa e shkarkimit (4-fig.1) dhe të derdhet uji që ndodhet brenda;
7.
të rivendoset tapa e shkarkimit, duke pasur kujdes që O-Ring të jetë i pozicionuar mirë brenda saj;
8.
uji që ka mbetur i ngecur brenda në impiantin e rrjedhje në fillim të valvulës së moskthimit të integruar në sistem,
mund të derdhet vetëm në çastin e shkëputjes së vetë sistemit.
Edhe duke mbetur në thelb i shkarkuar, sistemi nuk arrin ta nxjerrë të gjithë ujin që ka brenda. Gjatë manipulimit
të sistemit mbas zbrazjes, ka të ngjarë që sasi të vogla uji të mund të dalin nga vetë sistemi.
Këshillohet gjithmonë përdorimi i një xhunte me tri pjesë, si në thithje, ashtu edhe në rrjedhje, në mënyrë që të
zbatohet lehtë pika 5.

9.4 Valvula e Moskthimit

Sistemi mbart një valvulë moskthimi të integruar që është e nevojshme për funksionimin korrekt. Prania në ujë e trupave
të ngurtë ose e rërës, mund të shkaktonte keqfunksionimin e valvulës dhe, për pasojë, edhe të sistemit. Megjithëse
rekomandohet që të përdoret ujë i kthjellët dhe të jetë i pranshëm filtri në hyrje, në qoftë se vërtetohet funksionimi anormal
Në qoftë se do të kihet ndërmend të zbrazet sistemi nga uji që ndodhet brenda tij, të vazhdohet
SHQIP
Figura 7
526

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para Granit COMFORT Premium C-85

Tabla de contenido