T2: Vonesa E Fikjes; Gp: Koefiçenti I Fitimit Proporcional; Gi: Koefiçenti I Fitimit Integral; Rm: Shpejtësia Maksimale - Granit COMFORT Premium C-85 Instrucciones De Instalación Y Mantenimiento

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 91

5.6.2 T2: Vonesa e fikjes

Përcakton vonesën me të cilën duhet të fiket inverteri që atëherë kur janë arritur kushtet e fikjes: vënia nën presion e
impiantit dhe fluksi është më i ulët se fuksi minimal.
T2 mund të përcaktohet midis 2 dhe 120 s. Përcaktimi i fabrikës është 10 s.
Kujdes: përcaktimi i vlerave të veçanta të këtij parametri në lidhje me impiantin, mund të kontribuojë në krijimin
e gjendjeve të rrezikut të arritjes së temperaturave të larta të ujit në brendësi të pompës (shih Udhëzimet, Kap.
2).
5.6.3 GP: Koefiçenti i fitimit proporcional
Termi proporcional në përgjithësi duhet të shtohet për sistemet që karakterizohen nga elasticiteti (për shembull, tubacionet
në PVC) dhe të ulet në rastin e impianteve të ngurta (për shembull, tubacionet prej hekuri). Për ta ruajtur konstant presionin
në impiant, inverteri realizon një kontroll të llojit PI mbi gabimin e presionit të matur. Në bazë të këtij gabimi, inverteri llogarit
fuqinë që duhet t'i japë motorit. Sjellja e këtij kontrolli varet nga parametrat GP dhe GI të përcaktuar. Për t'iu përgjgjur
sjelljeve të ndryshme të llojeve të ndryshme të impianteve hidraulike ku sistemi mund të punojë, inverteri lejon të
përzgjidhen parametra të ndryshëm nga ata që janë përcaktuar nga fabrika. Pothuajse për të gjitha impiantet, parametrat
GP dhe GI të fabrikës janë ata optimalë. Por në qoftë se do të shfaqeshin probleme rregullimi, mund të ndërhyhet në këto
përcaktime.
Kujdes: përcaktimi i vlerave të veçanta të këtij parametri në lidhje me impiantin, mund të kontribuojë në krijimin
e gjendjeve të rrezikut të arritjes së temperaturave të larta të ujit në brendësi të pompës (shih Udhëzimet, Kap.
2).
5.6.4 GI: Koefiçenti i fitimit integral
Në praninë e rënieve të mëdha të presionit me rritjen e menjëhershme të fluksit ose të një përgjigjjeje të ngadaltë të
sistemit, të rritet vlera e GI. Ndërsa me shfaqjen e luhateve të presionit përreth vlerës së setpoint, të pakësohet vlera e
GI.
Kujdes: përcaktimi i vlerave të veçanta të këtij parametri në lidhje me impiantin, mund të kontribuojë në krijimin
e gjendjeve të rrezikut të arritjes së temperaturave të larta të ujit në brendësi të pompës (shih Udhëzimet, Kap.
2).
E RËNDËSISHME: Për të përftuar rregullime presioni të kënaqshme, në përgjithësi duhet të ndërhyhet si në GP, ashtu
edhe në GI.
5.6.5 RM: Shpejtësia maksimale
Vendos një kufi maksimal numrit të xhirove në pompë.

5.6.6 AY: Anti Cycling

Ashtu sikurse është përshkruar në paragrafin 9 ky funksion shërben për të shmangur ndeyje dhe fikje të shpeshta në rastin
e derdhjeve në impiant. Funksioni mund të aktivizohet në 2 modalitete të ndryshme, Normale (AY: ON) dhe Smart
(AY: SMART). Në modalitetin Normal, kontrolli elektronik e bllokon motorin mbas N ciklesh të start stop identike. Ndërsa
në modalitetin Smart vepron mbi një parametër RP për të pakësuar efektet negative që shkaktohen nga derdhjet. Nëse
fiket (AY: OFF) funksioni nuk ndërhyn.
5.6.7 AE: Aktivizimi i funksionit të kundërbllokimit
Ky funksion shërben për të shmangur bllokimet mekanike në rast mungese veprimtarie të gjatë; vepron duke e vënë
periodikisht pompën në rrotullim. Kur funksioni është aktivizuar, pompa kryen çdo 167 orë një cikël zhbllokimi me një
kohëzgjatje prej 10 sekonda.
5.6.8 AF: Aktivizimi i funksionit kundër ngrirjes
Në qoftë se ky funksion është aktivizuar, pompa vihet automatikisht në rrotullim kur temperatura arrin vlera të afërta me
atë të ngrirjes, me qëllim që të shmangen dëmtimet e vetë pompës.
5.6.9 FW: Përditësimi firmware

5.6.10 RF: Zerimi i gabimeve dhe i alarmeve

Duke e mbajtur të shtypur për të paktën 2 sekonda butonin – fshihet kronologjia e
RF janë përmbledhur numri i
Historiku mund të shihet nga menuja MONITOR në faqen FF.

6. SISTEMET E MBROJTJES

Aparatura është e pajisur me sisteme mbrojtjeje që mbrojnë pompën, motorin, linjën e ushqimit dhe inverterin. Në qoftë se
ndërhyjnë një apo më shumë mbrojtje, sinjalizohet menjëherë në ekran ajo me përparësinë më të lartë. Në varësi të llojit
të gabimit, motori mund të ndalet, por me t'u rikthyer në kushtet normale, gjendja e gabimit mund të anullohet automatikisht
menjëherë ose të anullohet mbas njëfarë kohe mbas një rifuqizimi automatik.
Në rastet e bllokimit për shkak të mungesës së ujit (BL), të bllokimit për shkak të mbirrymës në motor (OC), të bllokimit për
shkak të qarkut të shkurtër të drejtpërdrejtë midis fazave të motorit (SC), mund të bëhen përpjekje për të dalë me anën e
modalitetit me dorë nga kushtet e gabimit, duke i shtypur dhe duke i lëshuar njëkohësisht butonat + e -. Në qoftë se kushti
i gabimit zgjat, nevojitet të veprohet në mënyrë të tillë që të eliminohet shkaku që përcakton anomalinë.
gabimeve
të pranishme në historik (maksimumi 64).
SHQIP
gabimeve
521
dhe e alarmeve. Nën simbolin

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Productos relacionados para Granit COMFORT Premium C-85

Tabla de contenido