Descargar Imprimir esta página

Grundfos SL1 Serie Instrucciones De Instalación Y Funcionamiento página 625

Ocultar thumbs Ver también para SL1 Serie:

Publicidad

6.
Siguria
Paralajmërim
Instalimi i pompës në cisternë duhet bërë vetëm nga
persona të trajnuar posaçërisht.
Puna brenda ose afër cisternës duhet bërë në pajtim
me rregullat vendore.
Paralajmërim
Personat nuk duhet të hynë në zonën e instalimit kur
atmosfera është shpërthyese.
Paralajmërim
Duhet që çelësi kryesor të bllokohet në pozicionin 0.
Lloji dhe kërkesat siç janë specifikuar në EN 60204-
1, 5.3.2.
Për arsye sigurie, e gjithë puna në cisterna duhet të mbikëqyret
nga një person jashtë cisternës së pompës.
Ne rekomandojmë që mirëmbajtjet dhe serviset t'i
Shënim
bëni gjithnjë kur pompa të jetë vendosur jashtë
cisternës.
Cisternat për pompat e zhytura në ujërat e zeza dhe të shkarkimit
mund të përmbajnë ujëra të zeza dhe shkarkimi me substanca
toksike dhe/ose që shkaktojnë sëmundje. Prandaj, të gjithë
personat e përfshirë duhet të mbajnë pajisje dhe veshje
personale mbrojtëse dhe të gjitha punimet te pompa dhe pranë
pompës duhen bërë jashtë duke zbatuar rreptësisht rregullat e
higjienës në fuqi.
Paralajmërim
Sigurohuni që kllapat e ngritjes të jenë shtrënguar
mirë përpara se të përpiqeni të ngrini pompën.
Shtrëngojini sërish nëse është e nevojshme.
Pakujdesia gjatë ngritjes ose transportit mund të
shkaktojë lëndim te personeli ose dëmtime te pompa.
6.1
Mjedise që mund të jenë shpërthyese
Përdorni pompa me mbrojtje ndaj shpërthimit për aplikacione në
mjedise që mund të jenë shpërthyese. Shih pjesën 5.2.
Paralajmërim
Pompat SL1 dhe SLV nuk duhet në asnjë lloj mënyre
të përdoren për të pompuar lëngje shpërthyese, që
marrin flakë ose që janë të djegshme.
Paralajmërim
Klasifikimi i vendit të instalimit duhet të miratohet nga
autoritetet vendore të zjarrfikësve në secilin rast
individual.
Kushtet e veçanta për përdorimin e sigurt të
pompave SL1 dhe SLV me mbrojtje ndaj shpërthimit:
1. Sigurohuni që çelësi i lagështirës dhe çelësat
termikë të jenë lidhur në të njëjtin qark por të
kenë dalje të veçanta alarmi (ndalim motori) në
rast të lagështirës së tepërt ose temperaturës së
lartë në motor.
2. Bulonat e përdorur për zëvendësim duhet të jenë
të klasit A2-70 ose më mirë në pajtim me EN/ISO
3506-1.
3. Kontaktoni prodhuesin për informacion mbi
dimensionet e nyjeve me mbrojtje kundër zjarrit.
4.
Niveli i lëngut të pompuar duhet të kontrollohet
nga dy çelësa niveli të lidhur te qarku i kontrollit
të motorit. Niveli minimal varet nga lloji i instalimit
dhe specifikohet në këto udhëzime për instalimin
dhe funksionimin.
5. Sigurohuni që kablloja e lidhur përherë të jetë
mbrojtur në mënyrë të përshtatshme nga ana
mekanike dhe të jetë lidhur siç duhet te një kuti
terminalesh vendosur jashtë zonës që mund të
shpërthejë.
6.
Pompat e ujërave të zeza kanë një shtrirje
temperature ambjenti -20 °C deri +40 °C dhe një
temperaturë maksimale procesi prej +40 °C.
Temperatura minimale e ambientit për një pompë
me sensor ujë në vaj është 0 °C.
7. Mbrojtja termike në një pështjellim statori ka një
temperaturë nominale të fikjes prej 150 °C dhe
duhet të garantojë shkëputjen e energjisë
elektrike; furnizimi me energji duhet të vendoset
manualisht.
8.
Njësia e kontrollit duhet të mbrojë sensorin WIO
ndaj qarkut të shkurtër të korrentit të energjisë
kur është lidhur. Korrenti maksimal nga njësia e
kontrollit duhet të kufizohet në 350 mA.
625

Publicidad

loading

Este manual también es adecuado para:

Slv serie