Kundërindikacione - Freudenberg Medical InHealth Technologies Blom-Singer Instrucciones De Uso

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 84
Udhëzime përdorimi për tubat e laringektomisë Blom‑Singer
PËRSHKRIMI I PAJISJES
Tubat e laringektomisë Blom-Singer® dhe StomaSoft™ të Blom-Singer® janë prej silikoni fleksibël
dhe disponohen në përmasa të ndryshme. Tubi standard i laringektomisë Blom-Singer®
disponohet në llojin steril (me anë të rrezatimit me rreze gama) të pafenestruar dhe nuk lejon
vendosjen e ndonjë aksesori të HME ose aksesorëve të tjerë të stomës.
StomaSoft™ disponohet josteril, në modele të fenestruara dhe të pafenestruara, dhe lejon
vendosjen e aksesorëve të
HME dhe aksesorëve të tjerë
të stomës.
Një tub i fenestruar
(me hapësira apo vrima
të vogla) mund të
përdoret njëkohësisht
me një protezë zëri për
lehtësimin e qarkullimit të
pakufizuar të ajrit për zërin
trakeoezofageal.
INDIKACIONE PËR
PËRDORIMIN
Tubi është projektuar për
t'u përdorur nga një pacient
i vetëm për të mbajtur
trakeostomën të hapur
pas laringektomisë totale.
Modeli StomaSoft™ lejon
gjithashtu vendosjen e
aksesorëve të HME dhe aksesorëve të tjerë të stomës.
KUNDËRINDIKACIONE
Tubi duhet të përdoret vetëm nga mjekë dhe pacientë që janë trajnuar për përdorimin e tij.
Kontrolloni me kujdes indin e trakeostomës gjatë terapisë me rrezatim. Tubi nuk duhet të
përdoret kur personi ka inflamacion, infeksion, hemorragji, sekrecione ose kollë të shtuar. Tubi
nuk është menduar për t'u përdorur me ventilatorë mekanikë. Tubi nuk duhet të përdoret nëse
prania e tij pengon frymëmarrjen.
PARALAJMËRIME DHE MASA PARAPRAKE
Mjeku duhet të udhëzojë pacientin lidhur me përdorimin e pajisjes, si dhe t'i ofrojë këto udhëzime
përdorimi. Lajini duart me ujë dhe sapun para se të prekni tubin. Përdorni vetëm leckë ose pecetë
pa push për tharjen e tubit, në mënyrë që të shmangni hyrjen e pushit në rrugët e frymëmarrjes.
Mos sterilizoni ose risterilizoni pajisjen. Mos përdorni hollues ose produkte me bazë nafte për
të pastruar ose lubrifikuar tubin; këto materiale mund ta dëmtojnë tubin. Vetëm aksesorët
Blom-Singer® për stomën mund të përdoren me tubin StomaSoft™; përdorimi i aksesorëve të tjerë
mund të shkaktojë komplikacione. Mos futni asnjëherë një pajisje pastrimi brenda tubit ndërkohë
që është i pozicionuar në qafë; pastrojeni pajisjen vetëm pasi ta keni hequr nga trakeostoma.
Tubi është për përdorim vetëm nga një pacient dhe nuk duhet të shkëmbehet mes pacientëve;
përdorimi i përbashkët mund të shkaktojë infeksion, i cili mund të rezultojë në sëmundje ose
lëndim të rëndë. Kontrolloni tubin para çdo përdorimi për dëmtime fizike, si për shembull plasaritje
ose çarje, dhe mos e përdorni nëse është i dëmtuar. Nëse evidentohet dëmtim fizik, kontaktoni
Departamentin e Ankesave për Produktet të "InHealth Technologies". Mos i bëni modifikime tubit.
14 I 37889-01B
ALBANIAN
Fenestrimet
Hinka
Maja e futjes
®
Tubi
Për vendosje
aksesori

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Inhealth technologies blom-singer stomasoft

Tabla de contenido