Komplikacione Të Mundshme - Freudenberg Medical InHealth Technologies Blom-Singer Instrucciones De Uso

Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 84
Mos e përdorni tubin në rast se paketimi ose ambalazhi steril është dëmtuar ose është hapur
padashur përpara përdorimit; asgjësojeni dhe zëvendësojeni me një tub të ri. Pacientët duhet të
konsultohen me një mjek nëse tubi nuk puthitet më si duhet (p.sh. vështirësi në vendosjen e tubit),
nëse kanë vështirësi në frymëmarrje, ose nëse kanë inflamacion, infeksion, hemorragji, sekrecione
ose kollë të shtuar gjatë përdorimit të tubit.
KOMPLIKACIONE TË MUNDSHME
Komplikacionet që mund të kërkojnë heqjen e mundshme të tubit, pastrimin dhe/ose trajtim
mjekësor përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në: kontaminim/infeksion të stomës, thithje
aksidentale të një tubi me madhësi të papërshtatshme në rrugët e frymëmarrjes, dëmtim
strukturor nga përdorimi dhe/ose pastrimi i tepërt dhe bllokim të tubit nga sekrecionet mukoide.
UDHËZIME PËR PËRDORIMIN
Ju lutemi shikoni diagramet që gjenden në fillim të këtij manuali udhëzimi.
Lajini duart me ujë dhe sapun para se të vendosni ose të hiqni tubin. Përdoruesi duhet të
qëndrojë përballë një pasqyre me një dritë të fortë që ndriçon drejtpërdrejt mbi stomë
(Diagrami 1).
Vendosja e tubit të laringektomisë
1. Nëse dëshironi, aplikoni një sasi të vogël lubrifikuesi të tretshëm mjekësor në skajet e stomës
për të ndihmuar me vendosjen (Diagrami 2).
2. Nëse është e nevojshme, palosni ose shtypni lehtë majën e futjes së tubit për ta përshtatur
me konturet e trakeostomës (Diagrami 3).
3. Vendosni majën e futjes së tubit në skajin e poshtëm të stomës dhe futeni plotësisht
në stomë derisa ana më e madhe në formë hinke të mbështetet te lëkura peristomale
(Diagrami 4).
Vendosja e mbajtësit opsional të tubit të laringektomisë ose trakeostomisë (shitet veçmas)
1. Vendosni rripat duke i kaluar përmes hapësirave në anë të tubit në mënyrë të tillë që kapëset
në rripa të drejtohen nga jashtë tubit (Diagrami 5).
2. Kalojini rripat mbrapa qafës dhe ngjitini ose lidhini për t'i fiksuar. Rripat duhet të jenë aq të
lirë sa të lejojnë futjen e një gishti në hapësirën midis tyre dhe sipërfaqes së qafës.
Heqja e tubit të laringektomisë
1. Nëse përdorni një mbajtës tubi, zgjidhni ose lironi rripat mbajtës (Diagrami 6).
2. Hiqni tubin nga stoma (Diagrami 7).
Vendosja ose heqja e pajisjeve aksesore (vetëm modelet StomaSoft™)
Për të vendosur një pajisje aksesore: kapni pajisjen aksesore nga skaji i jashtëm dhe shtypni nga
lart pjesën e sipërme të tubit derisa të shkojë plotësisht në vend (Diagrami 8).
Për të hequr një pajisje aksesore: mbani pjesën e sipërme të tubit dhe kapni skajin e jashtëm të
pajisjes aksesore. Tërhiqeni derisa të lirohet nga tubi (Diagrami 9).
Pastrimi dhe dezinfektimi i tubit të laringektomisë
1. Hiqni tubin nga trakeostoma dhe hiqni çdo pajisje të vendosur.
2. Shpëlajeni tubin me ujë të ngrohtë e të rrjedhshëm.
3. Zhyteni tubin në ujë të ngrohtë (122-140°F / 50–60°C) me të paktën dy pika detergjenti
enësh për çdo 8 oz. (235 mL) ujë për të paktën 15 minuta.
4. Hiqeni tubin nga solucioni me ujë dhe detergjent dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë e të
rrjedhshëm. Pastroni me kujdes pjesën e brendshme dhe të jashtme të tubit me sfungjer
pastrimi (shitet veçmas nga "InHealth Technologies"). Mos përdorni tamponë pambuku për
të pastruar tubin pasi mund të mbeten fibra (Diagrami 10).
Udhëzime përdorimi për tubat e laringektomisë Blom‑Singer
®
37889-01B I 15

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Este manual también es adecuado para:

Inhealth technologies blom-singer stomasoft

Tabla de contenido