AMPLATZER™ TorqVue™ LP Delivery System
sq: Udhëzime për përdorim
Përshkrimi i pajisjes
AMPLATZER™ TorqVue™ LP Delivery System përbëhet nga një kateter vendosjeje, një
mbajtëse, një valvul hemostaze, një morsë plastike dhe një tel vendosjeje. Sistemi i
vendosjes është formuluar posaçërisht për të lehtësuar bashkimin, ngarkesën, vendosjen
dhe shpërndarjen e pajisjeve specifike të implantueshme AMPLATZER™. Kateteri i
vendosjes është radioopak për shikueshmëri gjatë përdorimit të fluoroskopisë.
Referojuni figurave dhe tabelave në Shtojcën A: "Informacion suplementar" për më shumë
informacion rreth kësaj pajisjeje. Dimensionet e pajisjes jepen në tabelën T1. Komponentët e
mëposhtëm të pajisjes identifikohen në figurat F1 dhe F2:
Morsa plastike – mund të bashkohet me telin e vendosjes, duke shërbyer si një "dorezë"
A.
për shkëputjen (çvidhosjen) e telit të vendosjes nga pajisja e implantueshme.
B. Teli i vendosjes – lejon vendosjen dhe rikapjen e pajisjes së implantueshme.
C. Valvula e hemostazës – përshtatës me tub zgjatues dhe rubinet.
D. Mbajtësja – përdoret për të prezantuar pajisjen e implantueshme në kateterin e vendosjes
E. Kateteri i vendosjes – kateteri i përdorur për të vendosur pajisjen.
Qëllimi i përdorimit
AMPLATZER™ TorqVue™ LP Delivery System është menduar për të lehtësuar bashkimin,
ngarkimin, vendosjen dhe shpëndarjen e pajisjeve AMPLATZER™.
Udhëzime për përdorim
Sistemi i vendosjes TorqVue™ LP indikohet të përdoret nga mjekë kardiologë kirurgë, për
vendosjen e një pajisjeje AMPLATZER™.
Kundërindikacionet
Nuk njihet asnjë.
Paralajmërime
• Mos e përdorni pajisjen nëse ambalazhi steril është i hapur ose i dëmtuar.
• Kjo pajisje duhet të përdoret vetëm nga mjekët e trajnuar në teknikat e standardizuara
transkateterike. Mjeku duhet të përcaktojë cilët pacientë janë kandidatë për procedurat
që përdorin këtë pajisje.
• Hiqni ngadalë mbështjellësen nga pacienti për të parandaluar hyrjen e ajrit.
Masat paraprake
• Sistemi i vendosjes nuk është testuar me pajisje të tjera përveç pajisjeve
AMPLATZER™. Nëse sistemi i vendosjes përdoret me pajisje të papajtueshme,
përdoruesi mund të mos jetë në gjendje të vendosë pajisjen transvenoze ose pajisja
transvenoze mund të dëmtohet gjatë vendosjes.
• Kjo pajisje është sterilizuar me oksid etileni dhe është vetëm për një përdorim. Mos e
përdorni dhe sterilizoni pajisjen më tepër se një herë. Përpjekjet për të risterilizuar këtë
pajisje, mund të shkaktojnë një keqfunksionim, sterilizim të pamjaftueshëm, ose dëmtim
të pacientit.
• Përdoreni deri në datën e skadencës të shënuar në etiketën e ambalazhit të produktit,
ose përpara saj.
• Përdorni një tel gide 0,035 inç (0,089 cm), kur do të aksesoni defektin.
• Përdorni valvulën hemostatike për të penguar rrjedhjen mbrapsht të gjakut gjatë
procedurës së implantimit.
• Përdorni portat anësore të valvulës së hemostazës për të larë kateterin e vendosjes me
solucion steril salin, për të hequr të gjithë ajrin para përdorimit.
• Mos përdorni shiringë elektrike për të futur lëndën e kontrastit.
77