Efekte të dëmshme të mundshme
Efekte të dëmshme të mundshme të lidhura me pajisjen, përfshijnë, por nuk kufizohen në,
emboli gazoze, fistulë arteriovenoze, aritmi, hemorragji në vendin e hyrjes, dëmtim të pleksit
brakial, tamponadë të zemrës, vdekje, disekim të aortës, endokardit, hematomë,
kompromentim hemodinamik, infeksion, infarkt të miokardit, perforim, humbje të pulsit
periferik, hemorragji cerebrale, trombozë, atak ishemik kalimtar (TIA), dëmtim të valvulës,
dëmtim të vendit të hyrjes në enën e gjakut, okludim të enës së gjakut, dëmtim të enës së
gjakut.
Procedura
KUJDES: Procedura duhet performuar në përputhje me udhëzimet për përdorim që
jepen së bashku me pajisjen AMPLATZER™ përkatëse. Udhëzime të përgjithshme
për Sistemin e vendosjes TorqVue™ LP jepen më poshtë.
1. Ndiqni udhëzimet paraproceduriale, sipas protokolleve të institucionit dhe udhëzimet
për përdorim që jepen me pajisjen AMPLATZER™.
2. Inspektoni paketën sterile të Sistemit të vendosjes TorqVue™ LP dhe verifikoni nëse
ajo është e pahapur dhe e padëmtuar. Hapeni me kujdes mbështjellësen sterile dhe
inspektoni pjesët përbërëse për ndonjë dëmtim.
3. Fshini nga jashtë dhe lani brendësinë e kateterit me solucion salin steril.
4. Përftoni akses venoz ose arterial sipas mënyrës rutinë. Sigurohuni që po përdorni
një mbështjellëse hyrëse me madhësi të përshtatshme për të përftuar akses.
5. Fusni telin e gidës në përputhje me udhëzimet për përdorim që jepen me pajisjen
AMPLATZER™.
6. Lani kateterin e vendosjes me solucion salin steril.
7. Ngjiteni valvulën hemostatike me kateterin.
8. Shtyni kateterin e vendosjes përtej telit të gidës dhe pozicionojeni sipas udhëzimeve
për përdorim që jepen me pajisjen AMPLATZER™. Tregoni kujdes kur kaloni
kateterin e vendosjes në enët e gjakut dhe inde për të shmangur dëmtimin e enëve
të gjakut dhe indeve të zemrës.
9. Hiqni telin e gidës.
10. Lejoni kthimin e gjakut për të pastruar të gjithë ajrin nga sistemi, duke mbajtur
valvulën nën nivelin e trupit të pacientit dhe duke hapur rubinetin. Gjithashtu mund
të bashkoni një shiringë me valvulën dhe të aspironi ajrin duke larë-mbrapsht
sistemin. Mbyllni rubinetin kur të përfundoni.
11.
Shtyni telin e vendosjes përtej mbajtëses.
12. Filetoni në drejtim të akrepave të orës pajisjen AMPLATZER™ të selektuar, mbi
majën e telin të vendosjes derisa të shtrëngohet mirë. Për të siguruar një zhbllokim
të duhur të pajisjes së implantueshme, rrotulloni pajisjen në drejtim të kundërt të
akrepave të orës me 1/8 e rrotullimit.
13. Futeni pajisjen në solucion salin steril dhe tërhiqni pajisjen në mbajtëse.
14. Fusni mbajtësen përmes valvulës së hemostazës dhe nëpër kateterin e vendosjes,
derisa mbajtësja nuk shkon më tej. Mbajeni në vend mbajtësen ndërsa po
transferoni pajisjen në kateterin e vendosjes. Tregoni kujdes kur shtyni pajisjen
nëpër kateterin e vendosjes për të shmangur dëmtimin e enëve të gjakut dhe indeve
të zemrës.
KUJDES: Nëse nuk jeni në gjendje të transferoni pajisjen nëpër kateterin e
vendosjes, tërhiqeni pajisjen, ripoziciononi mbajtësen dhe transferoni pajisjen nëpër
kateterin e vendosjes.
15. Shtyni pajisjen në majën distale të kateterit të vendosjes. Mos e rrotulloni telin
vendosës. Hiqni mbajtësen.
16. Pozicionojeni pajisjen në përputhje me udhëzimet për përdorim për pajisjen
AMPLATZER™ dhe konfirmoni vendosjen.
KUJDES: Mos e lëshoni pajisjen (çvidhosni telin e vendosjes) derisa të konfirmohet
vendosja e pajisjes.
78