inhealth technologies Blom-Singer Instrucciones De Uso página 24

Ocultar thumbs Ver también para Blom-Singer:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 169
Proteza permanente zëri Blom-Singer
që mund të kërkojë heqjen nga një mjek; dalja e herëpashershme e protezës, që kërkon
zëvendësim pas zgjerimit të TEP dhe mbikëqyrje shtesë të regjimit të përkujdesjes ndaj stomës;
zgjerimi i punkturës që shkakton rrjedhje të lëngjeve rreth protezës së zërit; reaksioni inflamator
rreth vendit të punkturës dhe formimi i indit granular; zhvendosja e protezës së zërit dhe në
vijim mbyllja e TEP; rrjedhja (e pakontrolluar) e pandalshme rreth protezës së zërit, që kërkon
korrigjim ose mbyllje të punkturës me anë të ndërhyrjes kirurgjikale; disfagia (vështirësi në
gëlltitje), plasaritja ose dëmtim tjetër i protezës së zërit për shkak të përdorimit të gabuar;
grumbullimet e mikrobeve të shtuara që shkaktojnë rrjedhje të protezës së zërit ose anomali të
valvulës; gëlltitja padashur e protezës së zërit në ezofag.
UDHËZIMET E PËRDORIMIT
KJO PAJISJE NUK ËSHTË PARASHIKUAR PËR T'U VENDOSUR OSE HEQUR NGA PACIENTI.
Të gjitha udhëzimet që lidhen me përgatitjen, vendosjen dhe heqjen e pajisjes janë vetëm për mjekun.
Nëse jeni pacient, referojuni seksionit "Pastrimi dhe mirëmbajtja e pajisjes". Para përgatitjes së
pajisjes për vendosje, kontrolloni mekanizmin e valvulës për t'u siguruar që është i padëmtuar
dhe funksionon si duhet. Valvula e nyjëtuar duhet të puthitet me sipërfaqen e vendosjes brenda
protezës së zërit.
Vendosja primare e protezës së zërit
Proteza e zërit e llojit steril mund të vendoset nga mjeku gjatë kryerjes së laringektomisë totale
(punktura primare, vendosja primare). Produkti josteril nuk është parashikuar për procedura të
vendosjes primare.
Vendosja sekondare (ose zëvendësimi) i pajisjes
Procedura vijuese ofrohet nga Eric D. Blom, Ph.D. në formën e udhëzimeve të rekomanduara për
procedura sekondare ose zëvendësuese.
Shënim: Të gjitha procedurat sekondare ose zëvendësuese duhet të kryhen vetëm me një dritë
të fortë të përqendruar drejtpërdrejt mbi stomë dhe TEP.
Rekomandohet përdorimi i dorezave dhe i syzeve mbrojtëse. Matni traktin e TEP para se të
vendosni një protezë zëri për të konfirmuar madhësinë e saktë të protezës së zërit.
Zgjerimi dhe matja (Diagramet 1 dhe 2)
Për hollësi të plota rreth produktit, referojuni udhëzimeve të përdorimit të sistemit të zgjerimit/
kalibrimit "Blom-Singer".
Përgatitja e protezës së zërit
Përgatisni protezën e zërit për vendosje duke përdorur metodën e përthyerjes me dorë
për vendosjen e kapsulës xhelatinoze. Përdorni vetëm kapsula xhelatinoze me madhësi të
përshtatshme të ofruara me këtë produkt. Trajtojeni pajisjen me duar të pastra me doreza.
Nxirrni nga ambalazhi protezën e zërit dhe aksesorët e vendosjes (kapsula xhelatinoze,
vendosësi i flanxhës dhe tubi i vendosjes). Sigurohuni që duart tuaja dhe proteza e zërit të jenë
plotësisht të thata para se të vendosni kapsulën xhelatinoze. Në të kundërt, mund të shkaktohet
tretje e parakohshme e kapsulës xhelatinoze.
1. Përdorni vetëm skajin e shkurtër të kapsulës xhelatinoze. Hidhni skajin më të gjatë të kapsulës
xhelatinoze (diagrami 3).
2. Palosni mirë flanxhën ezofageale në gjysmë në drejtim të qendrës së pajisjes (diagrami 4).
3. Palosni dy cepat e jashtëm të flanxhës ezofageale duke i puthitur mirë pas flanxhës së palosur
(diagrami 5) dhe mbani protezën në këtë pozicion të palosur.
4. Vendosni pjesën e palosur të flanxhës ezofageale te kapsula xhelatinoze (diagrami 6). Futni dhe
shtyni me kujdes flanxhën e palosur ezofageale sa më shumë që mundeni brenda kapsulës
xhelatinoze.
5. Përdorni anën e lakuar të vendosësit të flanxhës dhe, duke ndjekur lakoren e trupit të pajisjes,
vendosni me kujdes pjesën e mbetur të flanxhës së palosur ezofageale plotësisht brenda
24 I 37924-01B
®

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido