inhealth technologies Blom-Singer Instrucciones De Uso página 25

Ocultar thumbs Ver también para Blom-Singer:
Tabla de contenido

Publicidad

Idiomas disponibles
  • MX

Idiomas disponibles

  • MEXICANO, página 169
kapsulës xhelatinoze (diagrami 7). Për të shmangur dëmtimin e protezës ose të kapsulës
xhelatinoze, mos përdorni asnjë mjet të mprehtë ose të dhëmbëzuar.
6. Flanxha ezofageale duhet të paloset nga përpara dhe të futet plotësisht brenda kapsulës
xhelatinoze (diagrami 8).
Vendosja e pajisjes
1. Vendosni pajisjen te tubi i vendosjes dhe fiksoni shiritin e sigurisë te kapësja e sigurisë (diagrami 9).
2. Kërkojini pacientit që të bëjë kujdes të mos gëlltitet gjatë kohës që hiqni dilatorin ose dimensionuesin,
për të shmangur thithjen e pështymës brenda në trake para vendosjes së protezës së zërit.
3. Vendosni një shtresë të hollë lubrifikuesi të tretshëm në ujë (jo me bazë nafte) në majë të skajit
të mbuluar me xhelatinë të pajisjes dhe vendosni majën e protezës së zërit në TEP me shiritin
e sigurisë të drejtuar lart. Vendosni plotësisht pajisjen brenda në TEP derisa flanxha trakeale e
pajisjes të jetë puthitur plotësisht me mukozën e pasme të trakesë.
4. Mbani pajisjen në pozicion plotësisht të vendosur për të paktën tre minuta që të lejoni tretjen
e kapsulës xhelatinoze dhe hapjen e flanxhës ezofageale brenda ezofagut. Pacientët duhet të
udhëzohen që të gëlltisin pështymën për të lehtësuar tretjen e kapsulës xhelatinoze.
5. Konfirmoni që flanxha ezofageale është hapur: Rrotulloni pajisjen mbi tubin e vendosjes ndërkohë
që është brenda në TEP. Pajisja do të rrotullohet lehtësisht te tubi i vendosjes brenda në TEP nëse
flanxha ezofageale është vendosur dhe është puthitur me murin e përparmë ezofageal. Nëse
kapsula xhelatinoze nuk është tretur ose është vendosur gabim në TEP dhe jo brenda lumenit të
ezofagut, do të ndihet një rezistencë e konsiderueshme ndaj rrotullimit të pajisjes.
6. Shkëputni shiritin e sigurisë nga kapësja e sigurisë e tubit të vendosjes. Vendosni një gisht
ngjitur me shiritin e sigurisë dhe tërhiqni me kujdes tubin e vendosjes nga pajisja me anë të një
lëvizjeje përdredhëse. Fiksoni shiritin e sigurisë së pajisjes te qafa duke përdorur shirit ngjitës
mjekësor mbi shiritin e sigurisë.
Paralajmërim: Gjatë heqjes së tubit të vendosjes duhet të tregohet kujdes për të shmangur
zhvendosjen padashur të protezës së zërit, gjë e cila mund të shkaktojë thithjen e pajisjes.
7. Vlerësoni kapacitetin e prodhimit të zërit trakeoezofageal. Bllokimi dixhital i trakeostomës
devijon qarkullimin e ajrit nga trakea. Një pajisje e cila është pozicionuar saktë me kapsulën
xhelatinoze plotësisht të tretur duhet të lejojë fluksin e ajrit të hapë valvulën e nyjëtuar dhe të
kalojë në ezofag për prodhimin e zërit trakeoezofageal (diagrami 10).
8. Për t'u siguruar që nuk ka rrjedhje nëpër ose përreth protezës së zërit, kërkojini pacientit që të
pijë ujë (diagrami 11).
Konfirmimi i funksionit të valvulës dhe vendosjes së flanxhës ezofageale (jo "Dual Valve")
Nëse vendosja dhe pozicionimi i duhur i flanxhës ezofageale nuk mund të konfirmohen me anë
të metodave të përshkruara më lart, mjekut mund t'i duhet të përcaktojë tretjen e kapsulës
xhelatinoze dhe hapjen e flanxhës fiksuese ezofageale duke hapur me duar, me kontakt të lehtë,
valvulën e nyjëtuar të pakthyeshme në skajin ezofageal të protezës së zërit. Drejtoni një dritë
të fortë brenda protezës për të parë skajin e afërt të valvulës së nyjëtuar. Shtyni me ngadalë
dhe me kujdes skajin jo të mprehtë (maja pa pambuk) të një kunji me pambuk brenda protezës
së zërit derisa valvula e nyjëtuar të hapet me një prekje të lehtë. Një valvul e nyjëtuar që nuk
hapet me një prekje të lehtë mund të tregojë që flanxha jo e vendosur ose valvula e nyjëtuar
e përmbysur pengon funksionimin e valvulës. Nëse këshillohet, mund të kryeni vizualizim të
drejtpërdrejtë të vendosjes së flanxhës ezofageale me endoskopi fleksibël. Nëse metodat e
vlerësimit të përshkruara më lart nuk ofrojnë verifikim të kënaqshëm të vendosjes së duhur
të flanxhës fiksuese ezofageale, hiqni pajisjen, zgjeroni dhe rimatni traktin e punkturës dhe
përsëritni procesin e futjes së pajisjes dhe të konfirmimit.
Konfirmimi i funksionit të valvulës dhe vendosjes së flanxhës ezofageale ("Dual Valve")
Për të lehtësuar vendosjen e flanxhës ezofageale të protezës permanente të zërit "Dual Valve",
tubi i vendosjes është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos futet plotësisht brenda protezës së
zërit. Brenda tre minutave, tubi i vendosjes duhet të zhvendoset në mënyrë të dukshme përpara
Proteza permanente zëri Blom-Singer
37924-01B I 25
®

Publicidad

Tabla de contenido
loading

Tabla de contenido